Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, në ditën e Krishtlindjes. Mësohet se një 18-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur kati i 9 i një pallati, në zonën e terminalit të qytetit juglindor.
Sipas informacioneve paraprake, 18 vjeçari kishte shkuar në Korçë për të festuar me disa miq të tij dhe kishin marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.
Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend.
Dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit, por mbetet të kryhen verifikimet përkatëse nga ana e mjekëve ligjorë për ta përcaktuar këtë detaj.
Sakaq, efektivë të policisë së Korçës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan 18-vjeçarin drejt vetëvrasjes.
/f.s