Gjendet i pajetë një 22-vjeçar shqiptar në shtëpinë ku jetonte së fundmi tek një mik, në Kretë.
Sipas mediave greke, djali i ri kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte shkuar në Kretë si mysafir në shtëpinë e mikut të tij, për të filluar seancat e detoksifikimit.
Shqiptari u gjet në mëngjes nga shoku i tij i pajetë. Edhe pse u lajmëruar ambulanca, mjekët nuk kishin më asgjë për të bërë. 22-vjecari kishte humbur jetën gjatë natës.
Trupi i tij u dërgua në morg për një autopsi e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.
g.kosovari