“Jam i penduar dhe i kërkoj falje familjes së vajzës”. Kështu ka deklaruar para gjykatës, Fadil Likaj, 30-vjeçari nga Shkodra që plagosi me armë zjarri te dashuren 20-vjeçare, Konstandina Zanaj.
Gjykata vendosi për të riun masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa sipas dëshmisë që ka dhënë në polici Likaj ka deklaruar se ka shkëmbyer unaza me 20 vjeçaren.
Sipas “Panorama” ditën e ngjarjes, 30-vjeçari nga Shkodra kishte shkuar me qëllimin për t’i propozuar fejesë të resë dhe kishte marrë me vete edhe një unazë për t’ja dhënë vajzës.
Por ajo nuk ka pranuar dhe i riu mesa duket kishte përgatitur edhe planin ‘B’, duke marrë me vete granatën dhe pistoletën.
I riu nga Shkodra dhe e reja nga Berati që studionte në Universitetin e Vlorës, kishin pasur lidhje intime midis tyre, ndërsa gjatë së shtunës vajza kishte zhvilluar takimin e fundit me të me qëllim për t’u ndarë përfundimisht.
Takimi ishte lënë në një nga lokalet e qytetit dhe pasi kanë debatuar me tone të larta, 30-vjeçari Likaj, e ka nxjerrë me forcë prej ambienteve të barit. Në sherr e sipër, ai e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.
g.kosovari











