Kapet ‘skifteri’ nga Durrësi. Akuzohet për disa vjedhje në Gjermani.
Policia e Durrësit ndaloi Andrea Lezi 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, Andrea Lezi i dërgonte në Shqipëri.
Shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, pas dokumentimit të vjedhjeve nga shteti gjerman, më datë 04.06.2021, ka caktuar për shtetasin Andrea Lezi, masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r