Një 67-vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave të familjarëve mësohet se viktima i identifikuar si Sulejman Sylja kishte dalë për të peshkuar, por nuk ishte kthyer më.
Trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në liqen.
Ndërkohë familjarët kishin denoncuar rastin në polici. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen.
g.kosovari