• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kishin si destinacion Shqipërinë, bllokohen në Holandë pesticide të ndaluara

by Java News
09/06/2019 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kontenier me pesticide kineze për Shqipërinë është bllokuar nga autoritetet holandeze në portin e Roterdamit. Kontenieri u bllokua 3 ditë më parë nga Autoriteti Holandez i Ushqimit dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit në bashkëpunim me doganën holandeze.

Ngarkesa me pesticide u konstatua gjatë një inspektimi kufitar që autoritetet kryejnë për të shmangur hyrjen e ngarkesave të paligjshme përmes kontenierëve në zonën jashtë BE-së.

Ngarkesa me pesticidet kineze është blerë nga një kompani shqiptare që merret me import-exportin dhe tregtinë e medikamenteve veterinare. Referuar deklaratave të dyshimta të shitësit, Nutrivet BV, një kompani holandeze, se në Shqipëri nuk bëhet  regjistrim i këtyre pesticideve, po dhe të blerësit se në Shqipëri nuk ka detyrim ligjor për regjistrimin e biocideve, përfaqësuesi i Autoritetit Holandez të Ushqimit dhe Sigurisë kontaktoi autoritetet shqiptare duke tërhequr vëmendjen se në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, por edhe në shumë vende të treta pesticidet duhet të testohen që të jenë të sigurta për njerëzit, kafshët, bimët dhe kështu me radhë.

Dhe vetëm nëse pesticidet janë mjaftueshëm të sigurta atëherë bëhet regjistrimi i produktit nga autoriteti përkatës,në shumicën e rasteve Ministria e Bujqësisë, Ministria e Shëndetësisë ose Shërbimi Fitosanitar. Biocidet që përmban ngarkesa për Shqipërinë kanë emrat:  Cypermethrin 100 G / L EC, Deltamethrin 50 G / L EC dhe Amitraz 125 G / L EC dhe asnjëra prej tyre nuk është e regjistruar.  Pala hollandeze kërkoi informacion nëse lejohet importi i këtyre pesticideve kineze në Shqipëri dhe përdorimi i tyre nga fermerët shqiptarë.

Menjëherë kanë reaguar ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik që informuan palën holandeze se asnjë nga produktet kineze të destinuara për në Shqipëri nuk është e autorizuar të hyjë në tregun shqiptar e të përdoret në shëndetin publik. Në bazë të legjislacionit shqiptar, të gjitha produktet që tregtohen ose përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë i nënshtrohen procedurës së regjistrimit dhe se regjistrohen vetëm produktet të cilat janë të regjistruara më parë në një nga vendet e BE-së./tch

g.kosovari

Next Post
Prodhonte pije frekusese në mënyrë të kundraligjshme, sërish në pranga 55-vjeçari shkodran

Prodhonte pije frekusese në mënyrë të kundraligjshme, sërish në pranga 55-vjeçari shkodran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In