Sot u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.
Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet rigoroze në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë kontrollet në kufirin e gjelbër duke shtuar patrullimet.
/e.rr