Tre emigrantë sirianë kanë mbërritur sot në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në trup. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me rastin e grabitjes me dhunë apo diçka tjetër.
Mësohet se emigrantët kanë hyrë në vendin tonë përmes shtegut të Bozdovecit, në mënyrë ilegale.
Ndërkohë që policia pas mjekimit do t’iu marrë dhe dëshmitë.
/e.rr