• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kishim frikë se ikte dhe merrte klientelën”, pronarët vrasin e ndajnë në copa berberin 18-vjeçar

by A R
01/08/2023 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrasje makabër e kryer për një motiv të pajustifikueshëm është ajo e 18-vjeçarit me origjinë egjiptiane Mahmoud Abdalla, që ka tronditur qytezën e Kiavarit në Xhenova.

Mediat italiane raportuan ditën e djeshme se trupi i të riut u gjet i fshehur brenda një valixheje, pasi më parë ishte masakruar me thikë dhe prerë në copa.

Trupi i gjymtuar i viktimës u gjet i hedhur në rrjedhën e lumit Entella dhe për ngjarjen janë arrestuar dy kolegët e tij, Abdelwahab Ahmed Gamal Kamel, 27 vjeç, dhe Mohamed Ali Abdelghani Ali.

Dy bashkëkombësit i kanë marrë jetën 18-vjeçarit vetëm sepse ai kishte vendosur të linte punë si berber në biznesin e tyre, ku nuk fitonte mjaftueshëm para sa të ndihmonte prindërit e tij që kishin mbetur në Egjipt.

Policia italiane pasi gjeti trupin e pajetë të të riut, që doli në bregun e lumit, iu deshën shtatë orë marrje në pyetje për të mësuar arsyen e vrasjes së Mahmoud Abdalla.

Dy vrasësit ishin pronarët e të riut në dyqanin “Aly Berber Shop”. Ata u përpoqën t’ia kalonin njëri-tjetrit fajin për vrasjen e të riut, por diçka për të cilën bien dakord është motivi pse ndodhi krimi, dhe kjo është “frika se, duke lënë punën, do të merrte edhe klientelën”.

18-vjeçari, i cili prej disa muajsh jetonte në dhomën e pasme të dyqanit me punonjës të tjerë, kishte vendosur të largohej. Ai kishte gjetur punë më të mirë dhe nuk donte të humbiste atë mundësi që jo vetëm do t’i lejonte të kishte një rrogë më të lartë, por që edhe të kishte sukses në mesin e shumë berberëve egjiptianë që punojnë në qytetin xhenovez.

Por pronarët e tij pasi kishin parë interesin e shtuar të klientëve në sallonin e tyre për berberin e ri, tentuan fillimisht të kërcënonin pronarin e berberhanes konkurrente ku i riu do të punonte, dhe ku presioni ndaj tij nuk funksioni, vendosën t’i merrnin jetën të riut.

Ata i kërkuan të riut që të bashkohej me ta në dhomën e pasme të dyqanit dhe pas një debati, morën një thikë duke e goditur në zemër, mëlçi dhe stomak .

Pasi i riu ndërroi jetë, e futën trupin në një valixhe dhe e transportuan me taksi në Chiavari, ku e copëtuan trupin në plazh, jo shumë larg grykës së lumit, duke i prerë fillimisht kokën e më pas duart dhe duke i hedhur eshtrat në det.

Shoferi i taksisë iu tregoi karabinierëve për udhëtimin duke thënë: “Ata kishin dy valixhe të rënda, u kërkova t’i ngrinin”.

Dy egjiptianët janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët e Xhenovas, pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 24 korrikut duke i mbajtur çantat me vështirësi mbi supe në përpjekje për të arritur në plazhin e Chiavarit.

/a.r

Next Post
“Zoto e Mërtiri mashtruan me punimet”, GJKKO vendos sekuestro për Inceneratorin e Tiranës

"Zoto e Mërtiri mashtruan me punimet", GJKKO vendos sekuestro për Inceneratorin e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com