• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kisha tregon gjendjen e Janullatosit pas shtrimit në spitalin grek: Ka simptoma të lehta

by Java News
14/11/2020 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili tre ditë më parë u nis me urgjencë drejt Greqisë pas infektimit me Covid-19.

Kryepeshkopi vijon të shfaq simptoma të lehta ditët e fundit dhe ai ndodhet nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve. “Këto ditë kanë qenë të pareshtura interesimi, telefonatat, mesazhet dhe reagimet në media nga besimtarët orthodhoksë, që presin ta shohin Kryepeshkopin sa më shpejt mes tyre”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodkse.

Kjo e fundit ka publikuar edhe disa nga mesazhet dhe lutjet për Janullatosin të bërë nga udhëheqës fetarë e politikë, mes të cilëve edhe presidenti Meta, kryetari i bashkisë Veliaj, si dhe kreu i KMSH-së Bujar Spahiu.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kryepiskopi vazhdon me simptoma të lehta dhe merr urime të shumta për shërim të shpejtë.

Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit Anastas këto 4 ditë vazhdon të jetë me simptoma të lehta, e qëndrueshme dhe nën kontrollin e vazhdueshëm dhe të përkushtuar të mjekëve.

Në përshëndetjen pas shtrimit në spitalin “Evangelismos”, Fortlumturia e Tij Anastas theksoi se “Rrugëtimi ynë në Shqipëri nisi me përshëndetjen “Zoti është me ne” dhe me përgjigjen në kor “edhe ne me Zotin”, që na mbështeti në sigurinë se “Perëndia nuk do të na braktisë”… Dhe citoi një varg të Ungjillit, që shpreh mënyrën se si duhet ta përballojmë pandeminë: “Mos ki frikë, vetëm beso” (Llk.8:50).

Kryepiskopi Anastas ka shprehur falënderime për të gjithë mjekët dhe infermierët dhe për njerëzit e shumtë, që edhe një herë tjetër e shfaqën dashurinë e tyre me lutje spontane e të zjarrta. Këto ditë kanë qenë të pareshtura interesimi, telefonatat, mesazhet dhe reagimet në media nga besimtarët orthodhoksë, që presin ta shohin Kryepiskopin sa më shpejt mes tyre. Vëmendje të madhe kanë treguar në këtë rast edhe mediat e ndryshme, disa prej të cilave kanë bërë një pasqyrim korrekt dhe të ngrohtë.

Ndërkohë, Fortlumturia e tij ka marrë shumë urime për shërim të shpejtë nga besimtarë dhe personalitete të vendit tonë, si dhe nga primatë e hierarkë të Kishave Orthodhoksë dhe personalitete nga jashtë, ku veçojmë:

Patriarku Ekumenik Vartholomeu: “Lutjet tona ju shoqërojnë… gjatë kurimit Tuaj aty, për të cilin urojmë të jetë afatshkurtër dhe rezultativ: sepse ju duam dhe sepse Kisha ka nevojë për ju.

Urojmë të vazhdoni edhe për shumë vite kontributin Tuaj krijues dhe mirëbërës për Krishterimin dhe për njerëzimin, për lavdi të Perëndisë.”

Urime për shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në krye të detyrave baritore, Kryepiskopi ka marrë edhe nga Patriarku i Aleksandrisë, Fortlumturia e Tij Theodhori; Patriarku i Jerusalemit, Fortlumturia e Tij Theofili; Patriarku i Moskës, Fortlumturia e Tij Kirili; Kryepiskopi i Qipros, Fortlumturia e Tij Krisostomi; Kryepiskopi i Greqisë, Fortlumturia e Tij Jeronimi etj.

Edhe Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij z. Ilir Meta, iu bashkua lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë e të shpejtë të Kryepiskopit Anastas dhe Aqipeshkvit George Frendo, të dy të infektuar nga COVID-19. Presidenti theksoi, se kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare. Urime për shërim të shpejtë përcolli edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.

Këtyre lutjeve iu bashkua edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Hirësia e Tij Bujar Spahiu, i cili u shpreh: “I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik!” Mesazh të ngrohta dhe të përzemërta urimi për shërim të shpejtë ka pasur edhe nga Kryegjyshi i Komunitetit Bektashian, Hirësia e Tij Baba Mondi; nga Arqipeshkvi Mitropolitan i Shkodrës, Shkëlqesia e Tij Mons. Anxhelo Masafra; nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë etj.

Presidentja e Republikës së Greqisë, Shkëlqesia z. Katerina Sakellaropoulou, telefonoi Kryepiskopin Anastas dhe i uroi shërim të shpejtë dhe kthim në detyrat të tij të rëndësishme baritore. Kryepiskopi ka marrë urime edhe nga Ministri i Jashtëm i Greqisë z. Dendias, kryetari i Syrizas z. Cipras etj.

Një vizitë në spital i bëri Kryepiskopit edhe ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zj. Luela Hajdaraga, e cila i shprehu Fortlumturisë së Tij Anastas gëzimin që po e takonte dhe që shikonte se ishte mirë. “Do t’ia çoj këtë mesazh gjithë shqiptarëve që ndodhen këtu dhe gjithë popullit shqiptar. Falënderojmë Zotin dhe ju kemi në lutjet tona”, tha ajo mes të tjerash. Kryepiskopi vlerësoi ambasadoren për interesimin dhe u shpreh se me ndihmën e Perëndisë i gjithë njerëzimi do të dalë fitimtar ndaj pandemisë.

g.kosovari

Next Post
Vaksina anti COVID/ “Sanofi” & GSK tregon çmimin: Ja sa do të jetë kostoja e saj për dozë

Hakerët e Koresë së Veriut dhe të Rusisë ndërhyjnë për të marrë vaksinën anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

March 12, 2026
Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

March 12, 2026
Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In