• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kisha lidhje intime, për të mos rënë në sy e merrja si…”/ Rrëfehet nëna e djemve që vranë taksistin: E mora vesh për aksidentin

by Java News
07/08/2020 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje njëri prej tyre kur e kishte marrë vesh në fshat, ishte larguar nga banesa për dy vite duke jetuar jashtë vendit.

Por çështja që i ka vënë kapak, ka qenë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”.

Kaq ka mjaftuar që më i rrituri prej tyre, të nxjerrë armën e fshehur, ta fusë në thes dhe të urdhërojë më të voglin për të dalë nga shtëpia.

Dy të rinjtë Saimir Shera i moshës 32 vjeç dhe i vëllai i tij më i vogël Arsil Shera 20 vjeç do të dalin para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim të Abdulla Budllës.

Ata përdorën një makinë me qira pohoi një burim i gazetës Si pranë Departamentit të Hetimit të Krimeve, mjet të cilin e morën në datën 3 gusht duke ia marrë shtetasit Gersian Cela.

Të njëjtat burime shtojnë se mjeti me ngjyrë gri shfaqet në kamerat e sigurisë dhe nga puna hetimore e agjentëve, u zbuluan edhe targat duke shkuar më pas në agjencinë që jep makina me qira. Kur agjentët i pyetën administratorët e subjektit Rent A car Greisi ata pranuan menjëherë se kujt ia kishin dhënë me qira mjetin duke treguar identitetin e dy vëllezërve.

Pa fjalë i ka lënë agjentët e policisë më pas rrëfimi i M. Sherës, që është nënë e nëntë fëmijëve mes tyre edhe e dy vëllezërve. Gruaja ka pranuar tradhtinë me taksistin e vrarë Abdulla Budlla i moshës 71 vjeç. Gruaja ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë dhe mësohet se ajo i kishte çuar madje mesazh viktimës pasi fillimisht kishte mësuar që viktima kishte pësuar aksident.

“E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vrarë nga dy djemtë e saj.

Gruaja shton se më pas i kishte qenë në varrim viktimës dhe se gjatë ceremonisë vriste mendjen se kush mund ta kishte bërë krimin. Nëna e dy djemve të arrestuar pranon sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si pranë Policisë së Tiranës se kishte pasur një lidhje intime gjashtë vite më parë me viktimën dhe se këtë histori e dinte vetëm njëri nga të afërmit e viktimës.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore  dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim’.

Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”.

Gruaja tregon se pas apelit të vajzave, i kishte kërkuar viktimës që të takoheshin sa më larg në lagje dhe se prej një viti apo një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi. Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”. Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Nëna e dy djemve kujton se teksa po punonte në bahçe kishte dëgjuar krisma. “Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë aksident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici. Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”, citojnë burimet për Gazetën Si.

“Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara./ gazeta si

g.kosovari

Next Post
Skanim shqiptarëve në kufi/ Pala greke u bën tamponin çdo udhëtari, krijohen radhë të gjata në Kakavijë

Skanim shqiptarëve në kufi/ Pala greke u bën tamponin çdo udhëtari, krijohen radhë të gjata në Kakavijë

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Pse szte vrane Ty,moj sojseze,por vrane jaranin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In