Arqipeshkevia metropolitane Tiranë-Durrës merr një vendim të rrallë, duke njoftuar se këtë vit për Krishtlindje nuk do të presë politikanët dhe pushtetarët shqiptarë, madje as ambasadorët e të huaj të akredituar në Shqipëri.
Në njoftimin e saj zyrtar Kisha Katolike shprehet se Krishtlindja është festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Ky është motivi pse Arkidioqeza e Tiranë – Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfrit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë – Durrës. Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të ketë pritje zyrtare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Kisha përfundon njoftimin duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve për këtë vendim.
ma.me