• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kisha Katolike: Nuk do t’i detyrojmë priftërinjtë të rrëfejnë abuzimet

by A R
31/08/2018 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Katolike në Australi ka refuzuar zyrtarisht një rekomandim që sugjeronte se priftërinjtë duhet të detyrohen të raportojnë abuzimet seksuale të rrëfyera te ata.

Hetimi 5-vjeçar ka rënë në përfundimin se dhjetëra fëmijë kishin rënë pre e abuzimit në institucionet australiane.

Në Kishën Katolike kanë ndodhur shumica e rasteve. Të premten, udhëheqësit e Kishës pranuan shumicën e rekomandimeve nga hetimet. Por qëndrimi i tyre mbi rrëfimin mund të krijojë konflikte në të ardhmen me qeveritë.

Konferenca e Peshkopëve Katolikë në Australi tha se thyerja e rregullave të rrëfimit ishte “në kundërshtim me besimin tonë dhe kundër lirive fetare”.

“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e fëmijëve dhe të njerëzve të pambrojtur duke iu përmbajtur rregullave të rrëfimit”,  tha kisha në një deklaratë.

Udhëheqësit e Kishës thanë se ata, do të shqyrtonin propozime të tjera.

Hetimi i Komisionit Mbretëror, i cili përfundoi në Dhjetor, përfshiu më shumë se 8,000 dëshmi rreth abuzimit në kisha, shkolla dhe klube sportive.

Raporti i tij përfundimtar bëri më shumë se 400 rekomandime në të gjithë qeverinë dhe sektorët e tjerë institucionalë.

Qeveria e quajti abuzimin një “tragjedi kombëtare”, dhe nisi një skemë kompensimi për viktimat dhe tha se do të kërkonte një falje kombëtare më 22 Tetor.

Komisionerët rekomanduan që klerikët katolikë duhet të përballen me akuza penale nëse ata nuk raportojnë  abuzimin seksual që rrëfehet tek ata.

Kisha Katolike ka zgjedhur tashmë skemën e kompensimit, e cila do t’u japë të mbijetuarve pagesa deri në 150,000 dollarë secilit, shkruan BBC.

Megjithatë, udhëheqësit e Kishës kanë refuzuar vazhdimisht ndryshimin e rregullave të rrëfimit.

Përveç kësaj, ata pohuan se rregullat e reja do t’i bënin autorët ose viktimat  të mos e tregonin abuzimin gjatë rrëfimit. /b.d

Next Post
FOTOT/ Nga yll i filmave porno në… predikuese!

FOTOT/ Nga yll i filmave porno në... predikuese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In