Njeriu më i pasur në Kinë ka nevojë të gjejë një trashëgimtar për pasurinë e tij 122 miliardë dollarë, pasi djali i tij e ka refuzuar atë duke thënë se nuk e dëshironte një jetë si e tij. Edhe pse duket një histori e pabesueshme, gjithçka është e vërtetë.
Djali i pronarit të “Dalian Wanda Group”, 62-vjeçarit Wang Jianlin, ka refuzuar trashëgiminë e të atit. Babai i 28-vjeçarit Wang Sicong ka dhjetëra firma ndërtimi, qendra tregtare, parqe lojërash, klube sportive e shumë të tjera.
Sicong, është drejtor në konglomeratin e të atit dhe nuk do të zërë vendin e të babait kur ai të largohet.
“E pyeta tim bir për vazhdimin e biznesit, dhe më tha se nuk pranon të bëhet president i kompanisë. Ai nuk dëshiron të bëjë një jetë si e imja, i mjafton puna që ka aktualisht”, ka thënë babai i tij në një takim me disa sipërmarrës./a.k