• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kinezët “mbulojnë” me rreth 850 mln euro Kryeministrin Tsipras dhe Greqinë

by Java News
06/07/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuratën më të mirë në ditën e fundit të vizitës së tij në Kinë, kryeministri grek Aleksis Tsipras e ka marrë në qytetin me portin më të madh vendit, Shangaj.

Duke vazhduar marshimin në Ballkan, gjigandi COSCO nëpërmjet presidentit të tij ka deklaruar se do të investojë edhe 500 milionë euro në portin grek të Pireut, perveç 350 milionëve që do të paguajë për blerjen e 67% të aksioneve të këtij kompleksi.

Shumica e investimeve me vlerë 200 mln euro do shkojnë për rikonstruktimin e portit, që të presë edhe anijet e mëdha turistike me 4.000 pasagjerë, në mënyrë që të rritet numri i turistëve të këtyre anijeve në 3 milionë në vit.

Një pjesë e investimeve do të përdoret për rikonstruktimin e zonës së ngarkim-shkarkimit të mallrave, duke rritur numrin e konteinerëve që mbërrijnë në këtë port deri në 10 mln në vit dhe  duke e kthyer Pireun në portin më të madh të Mesdheut.

Siç ka theksuar kryeministri grek në takimet që ka pasur edhe me krerët e disa prej kompanive më të mëdha vendase, si Ali Baba, ZTE dhe Fosun, Greqia me investimet kineze do të shndërrohet në një urë midis Kinës dhe botës perëndimore.

Me investimet e reja nga COSCO, por edhe nga kompanitë e tjera kineze është mëse e qartë se Kina synon të bëhet një faktor gjeopolitik në rajonin e Mesdheut dhe sidomos në Ballkan, ku për vite me durim dhe plane kërkon të depërtojë në infrastrukturë dhe tregti.

Blerja e një pjese të mirë të porteve greke, propozimet e saj per Serbinë dhe Maqedoninë për përmirësimin e rrjeteve hekurudhore, por edhe blerja e aeroportit të Tiranës dhe Bankers Petroleum, që operon në tregun e naftës në Shqipëri, shtuar këtu interesin për burimet energjitike dhe sidomos për hidrocentralet shqiptare, janë tregues i strategjisë kineze që kërkon të bëhet një pol i fuqishëm duke thyer hegjemoninë e SHBA dhe Gjermanisë në Ballkan./TCH/a.k

Next Post

SHBA vendos sanksione financiare ndaj Kim Jong Un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In