Një sulm i mundshëm kibernetik ndaj një prej superkompjuterëve shtetërorë të Kinës mund të ketë nxjerrë një sasi gjigante informacioni të klasifikuar, përfshirë dokumente ushtarake dhe skema raketash.
Sipas raportimeve, një haker pretendon se ka vjedhur mbi 10 petabajt të dhëna nga Qendra Kombëtare e Superkompjuterëve në Tianjin, qendra më e rëndësishme teknologjike të vendit. Ekspertët e sigurisë kibernetike që kanë analizuar materialet e publikuara online thonë se të dhënat duken autentike dhe përfshijnë kërkime në fusha si inxhinieria ajrore, teknologjitë ushtarake dhe simulimet bërthamore.
Sulmi dyshohet se është realizuar përmes një dobësie në rrjetin VPN, ndërsa të dhënat janë nxjerrë gradualisht për muaj të tërë pa u zbuluar. Grupi që mban përgjegjësinë, i identifikuar si “FlamingChina”, ka publikuar mostra të informacionit dhe po tenton ta shesë atë për shuma që arrijnë qindra mijëra dollarë, duke kërkuar pagesa në kriptomonedha.
Nëse konfirmohet, ky incident mund të përbëjë një nga rrjedhjet më të mëdha të të dhënave në historinë e Kinës dhe një goditje të fortë për sigurinë teknologjike të vendit. Autoritetet kineze nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për këtë goditje të rëndë.











