• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kineastët i japin lamtumirën e fundit Ilia Tërpinit

by Java News
18/07/2018 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kineasti Ilia Terpini u përcoll sot për në banesën e fundit. Operatori unik i 20 produksioneve artistike ka nisur punën në vitin 1959 në ish- Kinostudion “Shqipëria e re”. Disa nga produksionet janë “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronz”, “Mësonjëtorja” dhe “Flutura në kabinën time”. Por, ai nuk ndali me kaq, vazhdoi që të ishte aktiv me dokumentarë dhe kronika edhe pas viteve ’90. Kineastët që kanë punuar me të para viteve ’90 flasin për kontributin e madh, që Tërpini ka dhënë në kinematografinë shqiptare. Ndërsa, djemtë flasin për thesarin, që kanë trashëguar prej tij.

“Ilia, Ilia ka qenë një ndër operatorët më të mirë të kinostudios. Ai kishte lindur me syrin e kineastit. Që në moshën 7-vjeçare ka apsur apart fotografik, mbase edhe kjo e ndihmoi që të bëhej shumë shpejtë një kinokronist i shquar i ish-kinosturdios sonë. Një kronist i mrekullueshëm, me një sy të mprehtë, dinte se çfarë të zgjidhte në kronikë. Kjo përvojë e madhe i dha mundësi që të kthehet edhe në regjisor në dokumentarë, është operatori i vetëm që ka marrë çmime të shumta. E ndjente shumë dramën. Kishte aftësitë që të diktonte të veçantat e çdo regjisori. Falë përgatitjes së tij, ishte në gjendje që të plotësonte të gjitha dëshirat etike të regjisorit, duke ruajtur profesionalitetin e tij. Do të na mungojë shumë. Shpresojmë që të kemi edhe një tjetër Ilia Terpini”, tha Kristaq Mitro, regjisor.

“Kam punuar me Ilia Terpinin tek “Dimri i fundit”, unë edhe Ibrahim Muça, që nuk jeton më. Ishte puna jonë e parë, edhe ishte Ilia Terpini që na këshillonte edhe orientonte, se ai kishte një eksperiëncë shumë të madhe. Gjëja e parë që tha ishte: Me borën nuk bëhet shaka, duhet që të dimë se si do t’i ndërtojmë gjërat atje. Ishte në një temperaturë minus 14 gradë. Kishim 27 gra me vete, që duhet që t’i drejtonim edhe orientonim për çdo mizaskenë. Ilia ishte ai që na orientoi. Me të punohej jashtëzakonisht mirë. Ishte njeri që të shkarkonte streset. Dimri i Fundit, kishte vështirësitë edhe kënaqësitë e veta, sepse ishte për herë të parë bëhej në një masivitet të madh, që lëviznin në një terren shumë të vështirë. Ai ishte një djalë, asokohe, që të këshillonte për çdo gjë. Edhe në momentin që ishte e vështirë ai të thoshte se cila ishte rruga që duhet të bënim”, u shpreh Kujtim Gjonaj, regjisor

“Unë kam gati gjysëm shekulli që njihem me Ilian. Kemi bërë mjaft ekspedita, kujtimet janë të shumta. Tani në këtë moment trishtimi e kam të vështirë që të kujtoj, sepse ishte një njeri që sa herë i bija telefonit, Ilia do të kishe pranë vetes. Arkivi i tij është një pasuri kombëtare që do të ndihmojë të gjithë brezat që do të vijnë me dhuntitë edhe me talentin që ka derdhur ai në coleluid”, vleresoi Abaz Hodo, ish inxhinier në ish- Kinostudio.
“Njeriu i dashuruar pas së bukurës, pas kamerës që në fëmijëri. E njoh që ditën e parë që ka ardhur në Kinostudio. Është rast unik, njeri kaq i apasionuar edhe kaq i dhënë. Nisi që të merrej edhe me regji, nisi në vitin 1959 në kinostudio. Një njeri që nuk rrinte në një vend, ka bërë historinë e Shqipërisë”, u shpreh Zhani Tërpini, i biri.

Duke ndenjur përpara në shtëpinë e babait është diccka e përbrendshme, shpirti i njeriut, si shpirti i babit dhe brenda trupit tim ndodh edhe shkëndija e talentit të operatorit. Pavarësisht se unë kam mbaruar shkollën e mesme për pikturë, pastaj vazhdova për fotograf. Por, ka mbetur gjithmonë shpirti dhe dëshira ime që të bëhesha operator.

Për Zhani Tërpinin, operatori nuk ishte vetëm baba, por ai ishte një edukator, një mësues.

“Mund të them që ishte aq i rreptë sa nuk të falte as gjërat më të vogla. Ishte shumë kërkues, më dukej vetja sikur isha në akademi, jo se duhet që të ngre babanë tim lartë, por kërkonte shumë më tepër”.

Me punën që Tërpini ka bërë, ai ka bërë historinë e Shqipërisë, të cilën jo ccdokush e njeh

“Nëse shteti do të më krijoi hapësira ose fonde do të mundohem që të bëjë ndonjë galeri apo ekspozitë, sepse arkiva e tij personale ëshë shumë e madhe. Është jo flori, por nuk mund që ta krahasojmë as me të. Janë xhirime të ndryshme, foto që në kohën e diktaturës, rrëzimi i bustit edhe deri në ditët e fundit”. Disa nga xhirimet, që ende sjanë parë janë;

“Unë mund të them vetëm një rast, në momentin që ra busti në Tiranë, kishte pak kamera, ai shkoi në Kinostudio mori kamerën edhe ka bërë xhirime, të cilat nuk janë dhënë akoma. Është një sekret që e di ai edhe mund ta di edhe Arkivi. Nuk janë dokumentuar. Unë kam qenë prezent edhe kur turma e ngriti hopa edhe e mbajti lart, deri kur janë bërë xhirime, që u shoqërua në Qytetin Studenti. Nuk i ka parë askush këto xhirime, se në periudhën që ai i ka xhiruar ishin shtetërore edhe duhet që të dokumentoheshin në shtet. Ndërsa më pas ka materiale që ka bërë në mënyrë private. Ai për mua nuk ka ikur, se nëpër shtëpi ka shumë materiale fotografike, që më kujtojnë momente të ndryshme me babën” tha ai.

Ilia Tërpini ishte “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i madh”. Është vlerësuar me medalje në 6 festivale. Ilia Tërpini u shua në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në Francë. Homazhet në nderim të tij, para se trupi të përcillej për në banesën e fundit në Tufinë, u mbajtën në Muzeun Historik Kombëtar.

ma.me

Next Post
Aksidentohet me veturën 224 mijë euroshe, 24 orë pas blerjes së saj

Aksidentohet me veturën 224 mijë euroshe, 24 orë pas blerjes së saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In