• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kinë-SHBA, bisedë telefonike e dy presidentëve

by A R
10/09/2021 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të premten në mëngjes një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Joe Biden. Të dy udhëheqësit patën komunikim dhe shkëmbime të sinqerta, të thella dhe të gjera strategjike mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe çështjet përkatëse me interes të përbashkët.

Presidenti Xi së pari u shprehu solidaritetin  e tij presidentit Biden dhe popullit amerikan për humbjet njerëzore dhe ekonomike të shkaktuara në Shtetet e Bashkuara nga uragani “Ida”. Biden-i shprehu vlerësimin e tij për shprehjen e solidaritetit.

Xi vuri në dukje se prej disa kohësh marrëdhëniet kino-amerikane kanë hasur vështirësi serioze.

“Kjo nuk u shërben as interesave themelorë të popujve të të dy vendeve, as interesave të përbashkët të vendeve në mbarë botën,” u shpreh presidenti kinez.

Sipas tij, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë përkatësisht vendi më i madh në zhvillim dhe vendi më i madh i zhvilluar dhe mënyra si i trajtojnë ato marrëdhëniet mes tyre ndikon në të ardhmen e botës.

“Kjo është pyetja e shekullit, së cilës të dy vendet duhet t’i japin përgjigjen e duhur. Nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë, përfitojnë të dy vendet dhe bota; nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara i kundërvihen njëra-tjetrës, të dy vendet dhe bota do të vuajnë,” vuri në dukje Xi, duke shtuar se kthimi i marrëdhënieve në rrugën e duhur nuk është thjesht një mundësi, por diçka që duhet bërë dhe duhet të bërë mirë.

“Të dy vendet duhet të shikojnë përpara dhe të ecin përpara, të tregojnë guxim strategjik e vendosmëri politike dhe t’i kthejnë marrëdhëniet kino-amerikane në rrugën e duhur të zhvillimit të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur, për të mirën e popujve të të dy vendeve dhe të gjithë botës,” u shpreh Xi Jinping-u.

Xi shtjelloi gjithashtu pozicionin e Kinës për ndryshimin e klimës dhe çështje të tjera.

Ai theksoi se Kina vazhdon t’i japë përparësi ruajtjes ekologjike dhe ndjek një rrugë të gjelbër dhe me lëshim të ulët karbonit drejt zhvillimit, dhe ka ndërmarrë nismën për të mbajtur në mënyrë aktive përgjegjësitë ndërkombëtare që u përshtaten kushteve të veta të brendshme.

Presidenti kinez u bëri thirrje më tej departamenteve përkatëse të të dy vendeve që, në bazë të respektimit të shqetësimeve thelbësore të njëri-tjetrit dhe menaxhimit të duhur të dallimeve, të vazhdojnë angazhimin dhe dialogun për të çuar përpara bashkërendimin e bashkëpunimin mbi ndryshimet klimatike, reagimin ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, si dhe çështje të tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Ndërkohë, të dy palët mund ta shfrytëzojnë më shumë potencialin e bashkëpunimit për t’u dhënë më shumë impulse pozitive marrëdhënieve përkatëse, tha Xi.

Presidenti Biden nga ana e tij vuri në dukje se bota po ndryshon me shpejtësi. “Marrëdhëniet mes ShBA-së e Kinës janë marrëdhëniet më të rëndësishme në botë dhe e ardhmja e pjesës më të madhe të botës varet nga mënyra se si do të sillen ShBA-ja dhe Kina ndaj njëra-tjetrës.”

“Të dy vendet nuk kanë interes të lejojnë që konkurrenca të kalojë në konflikt. Pala amerikane nuk ka ndër mend ta ndryshojë politikën e ‘Një Kine’. Ajo është e përgatitur të ketë më shumë shkëmbime të sinqerta e diskutime konstruktive me Kinën për të identifikuar fushat kryesore dhe me përparësi ku bashkëpunimi është i mundur, të shmangë keqkomunikimin, llogaritjen e gabuar e konfliktimin e padëshiruar dhe t’i rikthejë marrëdhëniet ShBA-Kinë në rrugën e duhur,” theksoi Biden.

Pala amerikane pret më shumë diskutime dhe bashkëpunim me Kinën për të arritur më shumë pika të përbashkëta lidhur me ndryshimin e klimës dhe çështje të tjera të rëndësishme, shtoi ai.

Të dy presidentët ranë dakord për një komunikim të thelluar mes tyre mbi marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe se çështjet kryesore ndërkombëtare janë shumë të rëndësishme për kthimin e lidhjeve dypalëshe në drejtimin e duhur.

Ata arritën konsensus të mbajnë kontakte të shpeshta dhe të udhëzojnë zyrtarët në nivel pune të intensifikojnë punën, të zhvillojnë dialog të gjerë dhe të krijojnë kushte për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhëniet kino-amerikane.

Next Post
Udhëtim drejt Malit të Zi? Nga 14 shtatori masa të reja anti-COVID, kush nuk plotëson kushtet…

Udhëtim drejt Malit të Zi? Nga 14 shtatori masa të reja anti-COVID, kush nuk plotëson kushtet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In