Një minierë ari me rezerva të vlerësuara si 470 është zbuluar pranë bregut të Shandongut në Kinë, në thellësinë 2000 metra.
Instituti Gjeografik e i Studimeve Minerare bëri të ditur se miniera është nën ujërat e bregut pranë ishullit Sanshan. Është miniera më e madhe e arit gjetur ndonjëherë nën det në Kinë.
Zbulimi nuk ka qenë i rastësishëm apo i momentit, pasi projektit për zbulimin e minierës iu deshën tre vjet dhe një mijë punëtorë për ta zbuluar. 67 platforma shpuese detare bënë 120 kilometra shpime në total.