• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina: Si u bë shteti më ndotës në botë, udhëheqës i energjive të rinovueshme

by A R
29/10/2025 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Milena Gabanelli dhe Francesco Tortora, Corriere Della Serra

Kina na ka mësuar me “mrekulli ekonomike”. Në vetëm 25 vjet ajo është transformuar nga një vend i varfër e i mbyllur në një superfuqi globale, nga “fabrika e botës” në kolos teknologjik, nga ekonomia e kontrolluar në eksportuesi më i madh në botë.

Por, paralelisht me këtë ngritje, Kina është bërë edhe ndotësi më i madh planetar dhe në të njëjtën kohë, lider i tranzicionit energjetik botëror.

Si ka ndodhur kjo kontradiktë?

Nga varësia nga qymyri te revolucioni i gjelbër

Historia fillon në vitin 2001, kur Kina hyn në Organizatën Botërore të Tregtisë (OMC). Ekonomia është në rritje, kërkesa për energji rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe pjesa dërrmuese e saj prodhohet nga qymyri.

Në vitin 2006, Kina e kaloi SHBA-në si prodhuesi më i madh i CO₂ në planet. Ajri në qytete bëhet i papërballueshëm dhe sipas Bankës Botërore, 16 nga 20 qytetet më të ndotura në botë ndodheshin në Kinë.

Protestat për ajrin toksik fillojnë të rriten, duke u kthyer në problem politik. Përballë kësaj krize, Pekini kupton se siguria energjetike dhe stabiliteti social kërkojnë një ndryshim rrënjësor, investime në teknologjitë e gjelbra.

Ligjet dhe planet që ndryshuan gjithçka

Në vitin 2005 miratohet Ligji për Energjinë e Rinovueshme, që nxit kompanitë elektrike të investojnë në burime të pastra.

Më 2009, qeveria nis programin “Golden Sun”, që subvencionon deri në 70% të kostos së investimeve në fotovoltaikë, dhe paralelisht nxit projektin “Dhjetë qytete, një mijë automjete”, për të promovuar makinat elektrike dhe ndërtimin e rrjetit të karikimit.

Koorporatat kineze, fillimisht me prapambetje teknologjike, blenë makineri dhe njohuri nga partnerët perëndimorë që kërkonin të përfitonin nga punëtorët e lirë dhe tregu gjigant aziatik.

Por përfituesi i vërtetë ishte vetëm një: Kina. Në 2010, shteti kinez bëhet prodhuesi më i madh në botë i paneleve diellore dhe turbinave me erë, dhe tre vjet më vonë kalon Gjermaninë si vendi me kapacitetin më të madh fotovoltaik të instaluar.

“Made in China 2025”, strategjia e fuqisë së re

Një tjetër hap i madh vjen me planin “Made in China 2025”, një program dhjetëvjeçar për të arritur pavarësinë industriale në sektorët strategjikë, duke përfshirë energjinë e gjelbër.

Shteti ofron kredi me interesa të ulëta, shtetëzime të pjesshme dhe financime kërkimore, duke ndjekur një model të qëndrueshëm:

Identifikon një sektor prioritar.

E mbështet me fonde publike.

Kompanitë rrisin prodhimin dhe inovacionin.

Kur tregu “piqet”, subvencionet ulen ose hiqen, duke lënë në treg vetëm firmat më efikase.

Kjo strategji ka përzgjedhur kampionët e vërtetë të industrisë kineze.

Kontrolli i burimeve dhe zinxhirëve globalë

Kina siguron burime të çmuara në Afrikë:

Afrikë:

41% të prodhimit të kobaltit dhe 28% të bakrit në Kongo,

25% të manganit në Gabon,

40% të uranit dhe 80% të boksitit në kontinentin afrikan.

Ajo gjithashtu rafinon shumicën e lëndëve të para strategjike për industrinë e gjelbër: 95% të grafitit, 92% të tokave të rralla, 70% të litiumit dhe 21% të nikelit.

Sipas John Hopkins University, në tre vitet e fundit kompanitë kineze kanë investuar mbi 220 miliardë dollarë jashtë vendit në teknologjitë e gjelbra.

Qendrat industriale si Hefei dhe Shenzhen janë kthyer në qendra të mëdha të ekonomisë së qëndrueshme, ku bashkëpunojnë fabrika, laboratorë, universitete dhe logjistikë.

Çdo vit diplomohen rreth 3,5 milionë studentë në fusha STEM, duke siguruar fuqi punëtore të kualifikuar për këtë revolucion teknologjik.

Monopoli kinez i energjisë së gjelbër

Sot, kompanitë kineze kontrollojnë:

60% të tregut botëror të turbinave me erë,

mbi 80% të prodhimit të paneleve diellore,

dhe depozitojnë 75% të patentave botërore për energji të pastër.

Në vitin 2025, në ndërtim janë 510 gigavat kapacitet i ri solar dhe eolik — krahasuar me 89 GV në BE dhe vetëm 41 GV në SHBA.

Në sektorin e automjeteve elektrike, Kina ka dhënë 231 miliardë dollarë subvencione në 15 vjet. Në 2013 prodhonte vetëm 18 mijë makina elektrike, ndërsa në 2024 arriti 11 milionë.

Në 2025, një në dy makina të shitura në Kinë do të jetë elektrike. Rrjeti i karikimit është më i madhi në botë, 16,7 milionë pika, nga të cilat 3,9 milionë vetëm në 7 muajt e parë të 2025-ës.

Gjigantët Huauei, CATL dhe BYD kanë zhvilluar sisteme që karikojnë automjetin në vetëm 5 minuta.

Ulje e emetimeve për herë të parë

Sipas Global Energy Monitor, në 2024, 44% e gjithë energjisë diellore dhe eolike të botës është prodhuar në Kinë, më shumë se BE-ja, SHBA-ja dhe India së bashku.

Edhe pse energjitë e rinovueshme përbëjnë ende më pak se 10% të konsumit total, emisionet e CO₂ janë ulur ndjeshëm për herë të parë (jashtë periudhës së Covid). Kjo falë zgjerimit të fuqishëm të energjisë diellore dhe me erë, që tani gjeneron rreth 25% të elektricitetit të vendit.

Ana e errët e “mrekullisë së gjelbër”

Megjithatë, suksesi i Kinës ka edhe pasoja të rënda:

Çmimet e ulëta të produkteve kineze kanë shkaktuar problem në tregjet perëndimore, duke shkatërruar prodhuesit vendas.

Në 2008, BE prodhonte 60% të paneleve diellore në botë; në 2022, ajo ra në vetëm 1% të prodhimit të vaferëve dhe 0,4% të qelizave.

Vetë industria kineze e paneleve ka pësuar kriza të brendshme: në 2024, humbjet arritën në 60 miliardë dollarë dhe 87 mijë vende pune u zhdukën.

Për më tepër, 61% e energjisë së përdorur në Kinë vjen ende nga qymyri, ndërsa nafta (18,3%) dhe gazi natyror (7,9%) mbeten burime kyçe.

‘Hijet’ e punës së detyruar

Në rajonin Xinjiang, ku ndodhet parku diellor Midong, më i madhi në botë me 5,2 milionë panele, një organizatë ndërkombëtare akuzon Pekinin për përdorimin e punës së detyruar të pakicës ujgure në prodhimin e komponentëve për panelet diellore dhe bateritë e makinave elektrike.

Ndotja

Sot, me 1,4 miliardë banorë, Kina mbetet ndotësi më i madh në botë, përgjegjëse për 31% të emetimeve globale.

Ajo vazhdon të ndërtojë centrale të reja me qymyr — 94,5 gigavat vetëm vitin e kaluar, duke vënë në dyshim premtimet e Marrëveshjes së Parisit për uljen e emetimeve me 65% deri në 2030 dhe neutralitetin klimatik deri në 2060.

Përfundim

Kina meriton vlerësim për shpejtësinë me të cilën ka ndryshuar kursin energjetik dhe për mënyrën e koordinuar të zhvillimit të industrive të gjelbra.

Por ta quash “model ekologjik” është ekzagjerim, ajo mbetet e varur nga qymyri, përdor praktika të diskutueshme në zinxhirin e prodhimit dhe shkatërron konkurrencën ndërkombëtare me çmimet e ulëta.

Në fund, Kina është një ‘fuqi e gjelbër’, një vend që ka kuptuar se energjia e pastër është edhe pushtet politik, jo vetëm mision mjedisor.

Next Post
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Rama po shtron udhën si President”, Alibeaj: Po i "vesh" vetes imunitet absolut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In