• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina: Respektimi i detyrimeve e traktateve ndërkombëtare për hapësirën është domosdoshmëri për jetën dhe sigurinë e astronautëve

by
29/12/2021 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt shtypi të martën se Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur konceptin e “sjelljes së përgjegjshme në hapësirën kozmike”, por kanë shpërfillur detyrimet e traktateve ndërkombëtare për hapësirën kozmike, duke përbërë një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e astronautëve kinezë.

Sipas uebsajtit zyrtar të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës Kozmike të OKB-së, më 3 dhjetor, Misioni i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Vjenë i dërgoi një

notë verbale sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke e informuar se satelitët “Starlink” të lëshuar nga kompania amerikane “SpaceX” i janë afruar dy herë këtë vit Stacionit Hapësinor Kinez, duke përbërë një kërcënim për jetën dhe shëndetin e astronautëve në Stacionin Hapësinor Kinez.

Duke iu përgjigje pyetjeve lidhur me këtë çështje, Zhao Lijian konfirmoi se në korrik dhe tetor të këtij viti, satelitët “Starlink” të “SpaceX”-it iu afruan dy herë Stacionit Hapësinor Kinez. Gjatë asaj periudhe, astronautët kinezë po kryenin misione në stacionin hapësinor. Për arsye sigurie, Stacioni Hapësinor Kinez mori masa për shmangien e përplasjes.
Zhao Lijian vuri në dukje se Traktati i Hapësirës Kozmike i vitit 1967 njihet si gur themeli i ligjit aktual ndërkombëtar në fushën e hapësirës kozmike. Traktati përcakton se astronautët janë të dërguar nga i gjithë njerëzimi në hapësirën kozmike, dhe të gjitha vendet duhet të respektojnë dhe mbrojnë sigurinë e tyre dhe të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ose nënshkruesit e tjerë për dukuritë e gjetura në hapësirën kozmike që paraqesin rrezikpër jetën ose shëndetin e astronautëve. Ato gjithashtu duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet në hapësirën kozmike të kompanive të tyre private. Për të përmbushur detyrimet e saj sipas traktatit dhe për të mbrojtur jetën e astronautëve, qeveria kineze njoftoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për situatën e rrezikshme të lartpërmendur dhe masat e marra nga Kina përmes Misionit të Përhershëm të saj në Vjenë më 3 dhjetor, dhe i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të informojë të gjitha shtetet nënshkruese.

“Eksplorimi dhe përdorimi paqësor i hapësirës kozmike është kauza e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Kina e ka përdorur gjithmonë hapësirën në mënyrë paqësore në frymën e përfitimeve për të gjithë njerëzimin. Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë sistemin ndërkombëtar të hapësirës kozmike të bazuar në ligjin ndërkombëtar, të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar incidente të tilla dhe të mbajnë një qëndrim të përgjegjshëm për të ruajtur sigurinë e astronautëve në orbitë dhe funksionimin e sigurt e të qëndrueshëm të objekteve hapësinore,” – theksoi Zhao Lijian

/b.h

Next Post
“Vetingu ka lënë mungesa të mëdha”/ KLGJ dhe KLP mbledhje të përbashkët vjetore, Ibrahimi-Llagami: Të zbusim pasojat

“Vetingu ka lënë mungesa të mëdha”/ KLGJ dhe KLP mbledhje të përbashkët vjetore, Ibrahimi-Llagami: Të zbusim pasojat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In