Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian ka komentuar ashpër zërat për një mision të delegacionit amerikan të kryesuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ,Nancy Pelosi në Tajvan më 10 prill.
‘Nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve do të viziotjë Taiepein, Kina do të marrë masa për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetitn kombëtar dhe integritetin territorial dhe Shtetet e Bashkuara do të duhet të jenë plotësisht përgjegjës për të gjitha pasojat. Kina ka kundërshtuar me vendosmëri të gjitha format e ndërveprimit zyrtar midis Shteteve të Bashkuara dhe rajonit të Tajvanit” është shprehur Lijian.
Kina ka protestuar gjithashtu kundër Shteteve të Bashkuara për miratimin e një shitje të mundshme të sistemeve të armëve të avancuara në Tajvan për 95 milionë dollarë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare Kineze Tan Kefei tha shitja e armëve është “ndërhyrje në punët e brendshme sovrane të Kinës”.
/b.h