• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kina nxit zhvillimin e pavarur tekniko- shkencor”

by A R
29/05/2021 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse dy javë më parë, Kina kreu me sukses uljen e vet të parë në Mars, duke tërhequr vëmendjen e botës dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm në eksplorimin hapësinor.

Të premten, ideja e shkencës dhe teknologjisë si mbështetje strategjike për zhvillimin kombëtar, duke u përqendruar në zhvillimin e pavarur dhe inovacionin, u theksua edhe një herë në programin e zhvillimit të vendit në Kongresin e 10-të Kombëtar të Shoqatës së Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës të zhvilluar në Pekin

Për kthimin e Kinës në një vend udhëheqës në shkencë e teknologji dhe ngritjen e nivelit të vetëmbështetjes dhe vetëmjaftueshmërisë tekniko-shkencore nevojitet përshpejtimi i përpjekjeve, tha presidenti kinez Xi Jinping në fjalën e vet para rreth 3 000 pjesëmarrësve.

Duke vënë në dukje rëndësinë e përparimeve në teknologjitë thelbësore në fushat kryesore, presidenti Xi theksoi ndërtimin e një sistemi modern shkencor dhe teknologjik me konfederata inovacioni të drejtuara nga ndërmarrjet kryesore, të mbështetura nga universitetet e institucionet dhe të bashkërenduara nga subjektet e inovacionit.

Ai vuri në dukje se është e nevojshme të nxitet zgjidhja e problemeve në detyrat kryesore tekniko-shkencore, duke synuar problemet më të ngutshme dhe duke u nisur nga nevojat e menjëhershme dhe afatgjata të vendit.

Studimet themelore dhe origjinale janë kyçe për zgjerimin e kufijve të njohurive të reja, shtoi ai.

Synimi i Kinës për pavarësi në risitë shkencore pasqyrohet në arritjet e saj të ndryshme, duke përfshirë Sistemin e Navigimit Satelitor “Beidou”; kërkimin hapësinor, duke përfshirë sondat e Hënës e Marsit dhe ndërtimin e stacionit hapësinor kinez, dhe mjetin zhytës të thellësive të mëdha “Fendouzhe”. Kina gjithashtu ka zhvilluar teknologjitë e veta të hekurudhës me shpejtësi të lartë, komunikimit 5G dhe inteligjencës artificiale.

Presidenti Xi theksoi gjithashtu rolin e laboratorëve kombëtarë dhe institucioneve të kërkimit shkencor, universiteteve të nivelit të lartë dhe ndërmarrjeve kryesore tekniko-shkencore, duke kërkuar prej tyre të kenë arritje tekniko-shkencore më strategjike e kryesore dhe të përpiqen të zgjidhin problemet kryesore shkencore e teknologjike që ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm dhe interesat afatgjata të Kinës.

Të rëndësishme janë përpjekjet në kultivimin e personelit tekniko-shkencor të nivelit të lartë me ndikim global, duke mbështetur në mënyrë të qëndrueshme një numër ekipesh inovacioni dhe duke trajnuar më shumë personel teknik e të kualifikuar me cilësi të lartë, tha Xi.

Presidenti kinez gjithashtu përshëndeti punonjësit tekniko-shkencorë në mbarë vendin në prag të Ditës Kombëtare të Punonjësve të Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, e cila është më 30 maj.

Next Post
FOTO/ Zbulohet varri masiv, gjenden eshtrat e 215 fëmijëve në një ish-shkollë të fëmijëve në Kanada. Ja çfarë zbulojnë autoritetet

FOTO/ Zbulohet varri masiv, gjenden eshtrat e 215 fëmijëve në një ish-shkollë të fëmijëve në Kanada. Ja çfarë zbulojnë autoritetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In