Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, konkretisht të rreth 400 studentëve me bazë në Odessa dhe 200 të tjerë nga kryeqyteti, Kiev, u larguan nga vendi ditën e sotme sipas tabloidit shtetëror Global Times, i cili citon Ambasadën Kineze në Ukrainë. 1000 qytetarë të tjerë pritet të evakuohen në vendet fqinje ditën e nesërme.
Planet për fluturime çarter për të evakuar qyetarët kinezë u ndaluan gjatë fundjavës pasi luftimet u intensifikuan.
Ndryshe nga shtetasit nga shumë vende të tjera, shtetasit kinezë në Ukrainë nuk morën udhëzime për t’u larguar nga vendi përpara se të fillonte pushtimi rus. Përpara sulmit të Rusisë, zyrtarët kinezë kundërshtuan paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se një lëvizje agresive nga Moska ishte e pashmangshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, mbrojti të hënën qasjen e Pekinit, duke thënë se Ministria dhe Ambasada Kineze në Ukrainë “lëshuan paralajmërimet përkatëse të sigurisë në kohën e duhur”.
Sipas mediave shtetërore, në Ukrainë janë rreth 6,000 shtetas kinezë.
/a.r