• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina me BE-në kundër SHBA-së

by Java News
18/04/2018 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përpjekje për t’i bërë ballë masave tregtare të presidentit Trump, Kina i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të bashkohet me të në luftën kundër masave proteksioniste amerikane.

Zyrtarë të qeverisë kineze kanë zhvilluar në ditët e fundit një seri takimesh me ambasadorë të vendeve kryesore europiane, duke u kërkuar atyre që të bashkohen me Pekinin kundër politikave proteksioniste të Shteteve të Bashkuara.Disa nga diplomatët perëndimorë që janë takuar me zëvendës ministrin e Tregtisë, Fu Zijing, e kanë komentuar qasjen e tij si shenjë të shqetësimit të Pekinit për thellimin e konfliktit me Uashingtonin.

Presidenti Donald Trump kërcënoi muajin e kaluar se do të vendosë tarifa me vlerë 150 miliardë dollarë për mallrat e importuara nga Kina, një lëvizje kjo e komentuar si ndëshkim për politikat industriale agresive të Pekinit në dëm të amerikanëve.

E teksa tensionet rriten, qeveria kineze po përpiqet të fitojë terren në sistemin e tregtisë globale, duke përfituar edhe nga shqetësimet e vendeve të Perëndimit për politikat e Trump.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, takimet e ngutura të zyrtarit kinez me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se Kina po përpiqet të ngrejë një mur për të izoluar masat agresive të Trump, të cilat, sipas diplomatëve europianë, Pekini i kishte nënvlerësuar.

Dhe për të bërë sa më joshëse ofertën e saj, Kina ka njoftuar të martën se do të heqë kufijtë për pronësinë e huaj në industrinë e automjeteve, ndërtimit të anijeve dhe avionëve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Motori i avionit shpërthen në ajër, gruaja për pak fluturon nga dritarja, ja momentet e tmerrit

VIDEO/ Motori i avionit shpërthen në ajër, gruaja për pak fluturon nga dritarja, ja momentet e tmerrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In