Një tribunal ndërkombëtar ka vendosur kundër pretendimeve të Kinës për të drejtat e saj në Detin e Kinës Jugore, duke e mbështetur kështu rastin e sjellë në gjykatë nga shteti i Filipineve.
BBC raporton se Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit ka thënë sot se nuk ekziston dëshmi se historikisht Kina ka ushtruar kontroll mbi këto ujëra apo resurset,.
Ndërkohë, Kina e ka përshkruar vendimin e gjykatës si të pabazuar, si dhe ka thënë se nuk do ta njohë këtë vendim.
Kina kërkon gati të gjithë Detin e Kinës Jugore, përfshirë shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt të cila pretendohen edhe nga të tjerët./a.m.