• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina akuzon Perëndimin për trazirat në Hong Kong

by Java News
29/07/2019 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i qeverisë kineze u bëri thirrje njerëzve në Hong Kong të kundërshtojnë dhunën dhe akuzoi disa politikanë perëndimorë se po nxisin trazirat. Komentet u bënë pas një nate të tensionuar protestash në Hong Kong. Duke folur sot për gazetarët, Yang Guang, zëdhënës i Zyrës së Kinës për Hong-Kongun tha se banorët e Hong Kongut nuk kuptojnë ligjin apo sistemin ligjor dhe gjyqësor.

 

“Ndërsa pak banorë të Hong Kongut dinë për situatën në kontinent dhe për sistemin e tij ligjor dhe gjyqësor, ata mund të kenë dyshime për amendamentet e propozuara. Kështu, disa individë dhe organizata mediash me motive të tjera kanë shfrytëzuar dyshimet e publikut për të ngjallur panik dhe për të penguar miratimin e projektligjit”, tha Yang Guang, zëdhënës i Zyrës së Kinës për Hong Kongun.

 

Komentet u bënë pas një nate të tensionuar në Hong Kong, ku protestuesit u derdhën në rrugët e qytetit dhe sfiduan forcat speciale të policisë, të cilat për orë të tëra godisnin me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Ndërsa vazhdonte beteja, policia intensifikoi përdorimin e gazit lotsjellës për të mos lejuar që njerëzit të arrinin pranë zyrës ndërlidhëse të Pekinit, godinë e cila u vandalizua një javë më parë.

 

Shumë protestues thanë se ishin të vendosur të vazhdojnë ta sfidojnë qeverinë që ka shtypur marshimet paqësore. Ata bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike dhe për një hetim të pavarur të taktikave të përdorura nga policia. “Ndjehem shumë i pezmatuar për atë që po ndodh tani në Hong Kong. Qeveria nuk i dëgjon njerëzit. Dhuna e policisë është e tepruar dhe qesharake për popullin e Hong Kongut”, thotë Kenny Kwan, një punonjës vendas.

 

Ngërçi me policinë u krijua pasi qeveria miratoi zhvillimin e një tubimi në qendër të Hong Kongut, por refuzoi kërkesën për një marshim. Pas tubimit, dhjetëra mijëra njerëz u shkëputën me qëllimin për të marrë nën kontroll pjesë të ndryshme të qytetit. Pjesa më e madhe e zhvillimeve ndodhën në pjesën perëndimore të Hong Kongut.

Next Post
E mohon specialisti grek/Merr fund edhe ëndrra e Metës si sizmiolog për ‘tërmetin apokaliptik’

E mohon specialisti grek/Merr fund edhe ëndrra e Metës si sizmiolog për ‘tërmetin apokaliptik’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In