Përfaqësuesit nga Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvilluan një takim jozyrtar nga 1 deri më 7 prill në Urumqi, kryeqendër e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore, tha të mërkurën në një konferencë të rregullt shtypi zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning.
Sipas saj, anëtarët e tre delegacioneve ishin nga departamentet e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë të vendeve të tyre.
Ata patën diskutime të sinqerta dhe pragmatike në një atmosferë të mirë, duke ndjekur një qasje të fokusuar te problemet, të orientuar drejt rezultateve dhe të veprimeve konkrete, theksoi Mao.











