Kina ka kryer testimin masiv të koronavirusit për gati 5 milion njerëz ne rajonin e Xinjiang dhe ka vendosur masa bllokimi në prefekturën e Kashgar në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang, pasi u raportua të shtunën një rast i vetëm asimptomatik i koronavirusit. Testimet deri më tani kane identifikuar 137 raste shtesë – dhe të gjitha janë asimptomatike, sipas komisionit rajonal të shëndetit të Xinjiang.
Ky është numri më i lartë ditor i rasteve asimptomatike Covid-19 të raportuara në Kinë në gati shtatë muaj. Nga e diela pasdite, rreth 2.8 milion njerëz janë testuar. Qeveria pret të përfundojë testimin e të gjithë 4.7 milion banorëve të Kashgar deri të Martën. Përhapja është e dyta e Xinjiang që kur vala fillestare e Kinës e infeksioneve me koronavirus u vu nën kontroll në mars.