• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kina 2 milionë USD për Teatrin e Operas, nënshkruhet marrëveshja me palën shqiptare

by Java News
10/05/2017 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nënshkruan më datën 9 maj 2017 marrëveshjen për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimin ekonomiko-teknike ndërmjet dy vendeve. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës i jep Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë një grant me vlerë 2 milionë dollarë, që do të përdoren për dhurimin e pajisjeve në zbatimin e punimeve të projektit me objekt: Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Marrëveshja ekonomike-teknike ndërmjet Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u nënshkrua në ambientet e Ministrisë së Kulturës, nga Ministrja e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro dhe Ambasadorja e R.P. të Kinës në Shqipëri, Shkëlqesia e saj, Madame Jiang Yu.

“Kjo marrëveshje është një ëndërr e bukur për një kohë të gjatë”– u shpreh ambasadorja Znj. Jiang Yu, e cila shtoi se “Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë bërë më të shpeshta dhe më të mira ç’ka nënkupton se kultura është shkëmbim i shpirtit të popujve tanë”.
Ministrja e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro u shpreh se “Jemi në një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit tonë, ku R.P e Kinës, jo vetëm që jep një kontribut të vyer, por edhe lë gjurmën e vet në qendër të Tiranës. Marrëveshja e bashkëpunimit kulturor me Kinën është një nga më të suksesshmet”.

Pas nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët të Iniciativës për Kulturën 16+1 ku bëjnë pjesë vendet e Europës Qendrore- Lindore dhe Kina në Sofje, dy ministrat e kulturës, Znj.Mirela Kumbaro dhe Z. Luo Shugang ndërtuan marrëdhënie më të ngushta dypalëshe duke intensifikuar programin e bashkëpunimit kulturor. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor, Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen e përbashkët 5 -vjeçare. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga ministrja Znj. Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministri kinez i kulturës Z. Ding Wei.
 Data 31 qershor 2016, shënon dakordësimin e marrëdhënies kulturore, të institucionalizuara përmes marrëveshjes dy palëshe, të nënshkruar për periudhën 2016-2018, e cila parashikon bashkëpunim dinamik mes dy Ministrive, që do të realizohet në shkëmbime konkrete në fushën e muzikës, teatrit, botimit, artit pamor, cirkut, filmit dhe folklorit duke besuar fort në promovimin e diversitetit kulturor. Gjithashtu u ra dakord për asistencë dhe përfshirje në programe trajnimi në art, kulturë dhe trashëgimi.
Takimi i 19 shtatorit 2016 i dy ministrave të kulturës, Znj. Mirela Kumbaro dhe Ministri i Kulturës së Kinës, Z. Luo Shugang konfirmoi këtë bashkëpunim dhe ritmin e tij duke theksuar një projekt shumë të rëndësishëm për skenën shqiptare: angazhimin e qeverisë kineze për mbështetje financiare në realizimin e projektit të rindërtimit të TKOBAP.
Marrëveshja e sotme tregon edhe njëherë se Shqipëria dhe Kina e shohin kulturën si një potencial të rëndësishëm bashkëpunimi jo vetëm për artin, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm.
ma.me
Next Post
FOTOT/ Mesazhi në shishe tek Gjiri i Lalzit, çfarë dëshire ka djali 6- vjeç

FOTOT/ Mesazhi në shishe tek Gjiri i Lalzit, çfarë dëshire ka djali 6- vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In