Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, nuk i ka kursyer kritikat e tij ndaj trajnerit Carlo Ancelotti.
Ai tha se nuk është i kënaqur me situatën e tij, pasi dëshiron të luaj më shumë.
“Nuk ka rëndësi nëse kuptoj unë apo jo. Është fakt se unë nuk jam i lumtur dhe dua ta ndryshoj këtë situatë”, tha fillimisht Kimmich.
“Trajneri i di se mund të luaj mesfushor, mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës. Prej kësaj ai ka shumë opsione për të më përdorur”.