• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kimiopreparatet, këtë vit buxheti parashikon 100 milionë lekë

by A R
27/02/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Spitali Rajonal i Korçës i bashkohet spitaleve të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit, ku ofrohet tashmë shërbimi i Kimoterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale.

 Ministria e Shëndetësisë njofton se falë investimit të realizuar në këtë spital për ofrimin e shërbimit të njohur si “Day Hospital” dhe garantimit të përgatitjes së mjekimit me barna pranë Kapave, pacientët e prekur nga këto sëmundje nuk ju duhet më të udhëtojnë tre herë në javë në drejt Tiranës pasi ky shërbim ofrohet falas tashmë edhe pranë vendbanimit të tyre.

 Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi ishin në spitalin Rajonal të Korçës ku panë nga afër mjediset e reja të përgatitura posaçërisht për ofrimin e këtij shërbimi.

 “Këtë standard kemi dhe në Tiranë, në mënyrë që tashmë që u bëmë gati për të financuar spitalin me kimiopreparatet, kjo teknologji të ishte gati. Në fakt, kemi filluar vetëm me dy nga diagnozat onkologjike që janë më të përhapura, gjirin dhe zorrën e trashë. Edhe me mbështetjen shkencore dhe profesionale të shërbimit të Onkologjisë në Tiranë, Korça i bashkohet spitaleve të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit, ku ne ofrojmë Kimioterapi edhe në spitalin rajonal”, theksoi Beqaj.

 Kreu i Shëndetësisë u shpreh se ofrimi i këtyre shërbimeve në disa spitale Rajonal në vend është një lehtësim i madh për të pacientët e prekur nga këto sëmundje. “Kemi këtë vit në buxhet 100 milionë lekë për rreth 8-9 kimiopreparate që ka paketa që është e domosdoshme për këto dy patologji, dhe do ta ndjekim në vijimësi në mënyrë që të krijojmë besimin, sigurinë, eksperiencën, por ajo që është më e rëndësishme, shërbimi shumë më i lehtësuar për njerëzit.”, theksoi ministri.

 Nga ana e tij, Peleshi e vuri theksin tek decentralizimi i shërbimeve duke shtuar se “kjo është sfida në fakt, si të dekoncentrojmë shërbimet tona drejtë spitaleve rajonale, siç kemi bërë këtu me dializën në Korçë, siç po bëjmë me këtë shërbim të Kimioterapisë”. /b.d

Next Post
Nainggolan i jep goditjen Interit, Roma fiton mes polemikash

Nainggolan i jep goditjen Interit, Roma fiton mes polemikash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In