Kim Kardashian, shtatzëni të vështirë: Pas fëmijës së dytë, ndoshta do të heqë…
Është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë, por pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, shtatzënia nuk po shkon shumë mirë dhe e ka munduar. Kim Kardashian, bashkëshortja e këngëtarit Kanye West, në një intervistë për gazetën “C Magazine”, rrëfen eksperiencën që po jeton të cilën e konsideron dramatike. Për këtë arsye, thotë Kim, pas shtatzënisë së të voglit mund të heqë mitrën.
“Kam shumë frikë, ndoshta mund të heqë mitrën”, shprehet Kim, e cila bëri një trajtim mjekësor për të ngelur sërish shtatzënë, pas vajzës North.










