Personi me numrin 16 në listën prej milionash përdorues të Twitterit, është i mërzitur me shërbimin që ofron rrjeti i famshëm social. Bëhet fjalë për Kim Kardashian, femrën më të ndjekur në botë për format e saj (dhe asgjë tjetër!), e cila i ka shkruar rrjetit në fjalë, për t’i sugjeruar një ndryshim në programin që përdor. Pasi është tallur paq nga fansat e saj kur ka shkruar gabim emrin e Giorgio Armanit, ajo i ka propozuar Twitterit që të fusë një opsion për korrigjimin e fjalëve gjatë formimit të mesazheve.
Përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe ka ardhur nga shefi i madh i Twitter, Jack Dorsey: Ide e shkëlqyer! Ja çfarë ndodh kur të shkruan Kardashian…









