• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kim Jong Un i hapet Pompeos: S’dua që fëmijët e mi të mbajnë barrën bërthamore

by Java News
24/02/2019 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i tha sekretarit amerikan të Shtetit, se nuk donte që fëmijët e tij të jetonin me barrën e armëve bërthamore.

Këto detaje janë zbuluar nga një ish-oficer i CIA-s i cili ishte përfshirë në bisedimet diplomatike të nivelit të lartë mbi armët bërthamore që posedon Veriu.

Kim ia bëri këto komente të rralla Mike Pompeo gjatë një vizite në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, në prill të vitit të kaluar për të hedhur themelet për samitin e parë historik midis udhëheqësit të Veriut dhe presidentit të SHBA Donald Trump në qershor në Singapor, tha ish-zyrtar i CIA-s Andrew Kim, raporton agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut dhe Wall Street Journal.

“Unë jam një baba dhe një burrë. Dhe unë kam fëmijë“, i tha kreu i Koresë së Veriut, Pompeos, kur u pyet nëse ai ishte i gatshëm t’i jepte fund programit të tij bërthamor.

“Dhe unë nuk dua që fëmijët e mi të mbajnë armë bërthamore në shpinë gjithë jetën e tyre“. Kjo ishte përgjigjja e tij, tha Andrew Kim në një leksion të premten në Qendrën Kërkimore të Azis dhe Paqësorit në Universitetin Stanford, ku ai është i ftuar.

Para se të largohej nga CIA, Kim krijoi Qendrën e Misionit të Koresë së Agjencisë, në prill 2017, dhe shoqëroi Pompeon, që ishte drejtor i CIA-s, në Phenian vitin e kaluar.

Në samitin e tyre të Singaporit, Kim dhe Trump u zotuan të punojnë drejt paqes midis vendeve të tyre dhe për denuklearizimin e gadishullit Korean.

Por pak përparim është bërë që atëherë dhe ata do të takohen përsëri në Hanoi të mërkurën dhe të enjten. Ata pritet të përqëndrohen në hapat që Koreja e Veriut mund të marrë për denuklearizimin, në këmbim të asaj që është edhe kushti i SHBA.

Ish-oficeri i CIA-s tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut shprehu një dëshirë të fortë për të përmirësuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për të ndërtuar besim mes tyre, gjë që tha ai ishte e nevojshme për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut u nis me tren nga Pyongyang për vizitën e tij në Vietnam të shtunën pasdite, njoftoi agjencia e lajmeve TASS të Rusisë, duke cituar një burim diplomatik të Koresë së Veriut.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut duhet të konfirmojnë ose udhëtimin e Kim në Vietnam ose samitin e tij me Trump./TemA TV/

Next Post
Showbiz shqiptar/Sabiani të bijës: Vetëm zorraxhinj nuk dua në shtëpi!

Showbiz shqiptar/Sabiani të bijës: Vetëm zorraxhinj nuk dua në shtëpi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In