Kim Jong-un, diktatori koreano-verior ka vlerësuar kapacitetet e Koresë së Veriut për të goditur shënjestra në Paqësor, pasi ushtria e tij testoi me sukses raketat Musudan me rreze të mesme veprimi.
Lideri i Penianit, i cili mbikqyri personalisht hedhjen e raketave të mërkurën, e përshkroi këtë si një ngjarje të madhe që kishte përmirësuar aftësitë e vendit komunist për të zhvilluar sulme bërthamore.
“Ne kemi aftësinë për të sulmuar në mënyrë praktike amerikanët në Paqësor”, citoi agjencia e lajmeve Kcna fjalët e liderit të Koresë së Veriut./a.m.