Rubrika’Shihemi në gjygj’ e së dielës rezervon puntata nga më të ndryshmet. Një rast i pazakontë ishte sot kur Kristiana, një personazh i njohur në rrjetet sociale si ‘Kiçja’, ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi mjekun Skerdi Faria.
Duke pasur një numër të konsiderueshëm ndjekësish në instagram, Kiçja fitoi një konkurs nga i cili do të përfitonte operacione estetike në klinikën që drejton doktor Skerdi.
Si fillim ajo bëri operacion hundën, buzët dhe veshët dhe në këmbim duhet t’i bënte publicitet klinikës në rrjete sociale.
Kjo marrdhënie vazhdoi normalisht deri përpara pak kohësh kur Kiçja pretendon se doktori nuk i përgjigjet më në telefon e as nuk i përmbahet kontratës noteriale mes të dyve për të kryer operacione estetike në vazhdimësi.
Kicja kërkon të bëjë operacion gjoksin e vi**et por doktori ka një shpjegim profesional përse nuk mund t’ia ofrojë: Ajo nuk ka dhjam për të mbushur “pjesët që i mungojnë”.











