• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kiara Tito rikthye në ekran, por nuk u mirëprit! “Armiqësitë” që moderatorja fitoi prej Luiz Ejllit!

by A R
28/09/2024 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kiara Tito do të rikthehet në ekran, ku edhe i është besuar moderimi i “Portokalli”. Vetë prezantuesja e ka quajtur këtë një projekt të rëndësishëm, teksa në intervistat e dhëna, ajo ka zbuluar se është mirëpritur nga stafi. Ajo do të moderojë krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit, andaj për këtë të fundit filluan ngacmimet e para.

Kjo për shkak se Salsano ka pasur një “luftë” virtuale me Luiz Ejllin disa kohë më parë. Për t’ua rikthyer në kujtesë, gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, aktori postoi në “InstaStory-n” e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit dhe i vetmi që kishte prerë nga fotoja ishte Luizi. Megjithatë, nëse kjo gjë mund të justifikohet me përmasat e fotos, komenti që ai bëri më pas në një program ishte totalisht si “thumb” ndaj këngëtarit.

“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, tha Salsano, teksa nofka “mbreti” përdoret gjithnjë nga fansat e Luizit për të, në kohën e “BBVIP”, por edhe tani.

Ndërkohë, Luizi vendosi t’i përgjigjej me një koment në një video në Instagram, ku kishte shkruar: “Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”, komentoi Luizi krahas postimit ku shfaqej gjatë premierës së filmit në Shkup.

Luiz Ejlli dhe Salsano Rrapi mesa duket nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ky i fundit kur publikoi në InstaStory një foto të gjithë aktorëve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luizin nuk e përfshiu në të. Megjithatë, fituesi i “BBV” nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë aktorit. Mesa duket me këtë veprim këngëtari ka konfirmuar se dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre. Kiara u pyet jo pa qëllim për mikpritjen që iu bë në “Portokalli”, veçanërisht nga Nevina dhe Salsano. Mirëpo, mesa tregoi Kiara mes tyre nuk ka pasur asnjë përplasje apo hatërmbetje.

“Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Të them të drejtën nuk është se jemi takuar akoma shumë shpesh, por besoj që më kanë dhënë atë mikpritjen e duhur, të gjithë të buzëqeshur. Fillimi i mirë, gjysma e punës! Ka të bëjë shumë edhe energjia në punë. Në momentin që energjia është e mirë, të gjithë merren vesh me njëri tjetrin dhe kanë komunikimin e duhur, atëherë edhe puna do të shkojë vaj. Mendoj që e kemi gjetur gjuhën e përbashkët”.

Por duket se dhe shumë e lehtë nuk ka qenë për Kiarën. Kjo për faktin se ndonëse do të jetë moderatorja e ardhshme e shfaqjes, ajo të pakta i ka pasur takimet me aktorët dhe dy moderatorët e tjerë. Ndonëse Kiara u shpreh se është mirëpritur, në fakt e vërteta duke ndryshe. Asnjë nga aktorët nuk ka publikuar pamje gjatë provove apo mbledhjeve, ku të jetë prezente edhe Kiara.

Nga ana tjetër, aq më pak Salsano, që ndonëse do të bashkëpunojë ngushtësisht me të, deri më tani nuk ka pasur asnjë bisedë, apo asnjë takim jo formal. Shkak natyrisht që janë bërë deklaratat e ashpra të Luizit vitin e shkuar, duke sjellë edhe ngrirjen e marrëdhënieve edhe me partneren e tij. Moderatorja megjithatë ka zgjedhur ta mbyllë shkurt sa i përket kolegëve, duke preferuar që të jap tablonë e një bashkëpunimi të mirë. E ftuar në studio, ajo i është kthyer edhe njëherë fazës së “Big Brother”, duke zgjedhur që këtë herë të flas për vështirësitë që ka kaluar në atë fazë, por edhe për jetën, që i ndryshoi nga ajo eksperiencë.

“Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë. Gjithçka, po ta përmbledhësh ka pasur vështirësitë, atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje, të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër. Domethënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha”.

/a.r

Next Post
Vlerësohet në SHBA ndihma e Shqipërisë ndaj hebrenjve, Rama: Uniteti mes komuniteteve fetare i rrënjosur në ADN-në tonë

Vlerësohet në SHBA ndihma e Shqipërisë ndaj hebrenjve, Rama: Uniteti mes komuniteteve fetare i rrënjosur në ADN-në tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com