Kia Motors në katër mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord të ri të shitjes në tregjet evropiane dhe për herë të parë ka arritur deri te pjesa e tregut prej tre për qind.
Sipas të dhënave të Asociacionit të prodhuesve të automobilave evropianë (ACEA), Kia në periudhën prej 1 janar deri më 30 prill ka shitur në Evropë 166.266 automjete, që paraqet rritje prej 11,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Njëherësh, Kia për herë të parë ka arritur pjesën e tregut në Evropë prej 3 për qind, derisa vetëm në prill prodhuesi më i vjetër i automobilave jugkoreanë me 41.279 automjete të shitura ka rritur pjesëmarrjen e tregut në 3,4 për qind, transmeton KP. (b.an)