• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

KGB, Putin po rikthen institucionin e frikshëm

by Guven Guneren
25/09/2016 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një autokolonë e pazakontë veturash tërhoqi vëmendjen në verë në Rusi. Në fillim të korrikut, në internet u publikua një video amatore, që tregonte 30 të rinj në xhipa të zinj fuoristrada të një marke të njohur gjer- mane duke kaluar në rrugët e Moskës. Ishin studentë që po përfundonin Akademinë e Shërbimit të Fshehtë FSB, të cilët festonin me potere përfundimin e shkollës.

Të rinjtë me këmisha të bardha u prezantuan si një trupë eli- tare, si sundimtarë në vend. Një skandal, i cili para së gjithash kishte të bënte me faktin se studentët u shfaqën në mënyrë demonstrative mendjemadhe. Oficerëve të prekur dhe eprorëve të tyre ua ulën gradat, disa i larguan, bëri të ditur më vonë FSB. Ky incident është simbolik për pozicionin e shërbimeve të fshehta në Rusinë e sotme.

Që prej ardhjes në pushtet të Presidentit Vladimir Putin, i cili në kohët sovjetike ishte vetë oficer i Komitetit për Sigurinë e Shtetit (KGB) dhe në fund të viteve 1990 drejtoi pasardhësin e KGB-së, FSB, ndikimi i këtij institucioni është rritur vazhdimisht. Prej vitesh pozicionet kyçe në vend i zënë punonjës të shërbimeve të fshehta.

NGA TRE BËHET NJË

Ndoshta tani përpara është edhe një hap tjetër në këtë drejtim. Shërbimet e fshehta dhe të sigurisë do të reformohen në mënyrë rrënjësore, bëri të ditur të hënën gazeta e Moskës “Kommersant”.

Është parashikuar para së gjithash një Ministri për Sigurimin e shtetit, shkurt MGB. Superministria e re do të krijohet nga një bashkim i FSB dhe shërbimin e zbu- limit në botën e jashtme, apo kundërzbulimin SWR. Edhe pjesë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes, FSO, i cili është kompetent për mbrojtjen e politikanëve kryesorë dhe të nëpunësve civilë, do të bëjnë pjesë në strukturën e re.

 “Fak- tikisht është fjala që FSB-së t’i rikthehen detyrat e KGB-së sovjetike”, shkruan “Kommersant”.

Veç kësaj është e planifikuar që ministria e re, të ketë mundësi të zhvillojë vetë hetime ose të mbikqyrë hetimet e organeve të tjera në raste veçanërisht delikate. MGB-ja e re do të krijohet që para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2018. Reforma e gjerë e forcave të sigurisë nisi që në pran- verë, me themelimin e Gardës së Rusisë (Rosgvardija). Kjo organizatë e re krijohet në bazë të të ashtuquajturave Trupa të Brendshme, një njësi e ngjashme me ushtrinë e Ministrisë së Brendshme. Garda e Rusisë është nën komandën personale të Putinit. Në krye të saj është ish- shef? i bodigardëve të Putinit, Viktor Solotov. Disa vëzhgues besojnë, se Garda e Rusisë u themelua para së gjithash për të shtypur protesta të mundshme qytetare. Këto protesta ende nuk duken gjëkundi, por gjendja ekono- mike në Rusi po keqësohet – para së gjithash për shkak të çmimeve të ulëta të naftës. Prandaj trazirat sociale janë të përfytyrueshme.

PËRFUNDIM I KTHIMIT NË BS?

Shërbimi i Fshehtë famëkeq sovjetik e mbajti emrin MGB nga viti 1946 deri në vdekjen e Stalinit në vitin 1953. MGB-ja sovjetike veproi në këtë kohë veça- nërisht ashpër kundër atyre që mendonin ndryshe. Nëse FSB-ja i merr me të vërtetë kompetencat dhe me to edhe një emër të vjetër si në kohët e Stalinit, kjo do të përshtatej me konceptin e nxitur nga udhëheqja ruse për kthimin e simboleve sovjetike dhe të praktikave të asaj kohe. Ky proces nisi që në vitin 2000 me rimarrjen e melodisë së himnit sovjetik. Stalini dhe sundimi i tij “me grusht të hekurt” glorifikohen prej vitesh nga mediet shtetërore. Në të gjithë vendin po ngrihen monumente të Stalinit, fotografitë e tij i sheh herë pas here në pllakata në rrugë. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia ky proces u përshpejtua. Një shumicë e rusëve (54 për qind) e vlerëson pozitivisht rolin e Stalinit në Bashkimin Sovjetik, konstatoi në mars instituti i pavarur demoskopik Qendra Levada. Një në katër rusë sheh si “të nevojshëm” terrorin e Stalinit. Në këtë sfond, reforma dhe ndryshimi i emrit të FSB-së në MGB duken si një vijë përmbyllëse.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Xhudistët kosovarë morën pikë të rëndësishme për LO “Tokio 2020”

Xhudistët kosovarë morën pikë të rëndësishme për LO “Tokio 2020”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In