Pa shumë zhurmë dhe bujë, Barcelona ka transferuar 31 vjeçarin, Kevin Prince- Boateng. Ai do të jetë i huazuar tek katalunasit për gjashtë muajt e ardhshëm. Deri më sot emri i Boateng nuk ishte përmendur për t’u transferuar tek Barcelona. Gjithçka ndodhi pa pritur. Gjatë nisjes nga aeroporti, ganezi ishte shprehur se nuk kishte mundur të refuzoj një ofertë të tillë. Boateng këtë sezon ishte pjesë e ekipit italian, Sassuolo. Ai është paraqitur 15 herë këtë sezon për Sassuolo, ku ka shënuar pesë gola./a.meta