Nga Mentor Kikia/ Prej dy ditësh, në disa media janë publikuar fotot e këtyre sarajeve ku fle “Naltmadhëria” e tij Shkëlzen Berisha I. Mediat thonë se ai e ka maskruar sikur e ka marrë me qera tek pronari i një fabrike cimentoje. Por të gjithë e dinë që ajo është e Shkëlzenit (robi nuk mund të marrë me qera një saraj kur është pa strehë).
Pra vetëm e Shkëlzenit edhe pse mund të mbajë brenda të gjithë fisin Berisha edhe me 3 breza kushurinjsh. Se si e ka bërë ne dimë. Në mos ai, pronari i fabrikës së cimentos, dikush tjetër, e ka patur kusht në kontratën që ka hartuar tek Argita dhe nënshkruar tek Saliu, që, para se të bësh fabrikën duhet t’i bësh edhe “një copë shtëpi” djalit, aty tek lagja e miliarderëve, në Farkë. Po aty kanë sarajet edhe shumë biznesmenë të afërt me qeverinë e djeshme dhe të sotme. Po aty kanë sarajet edhe shumë politikanë, pushtetarë të djeshëm dhe të sotëm, që nuk kanë qenë asnjëherë biznesmenë, por thjesht “miq” të tyre.
Madje aty kanë sarajet edhe disa gazetarë që nuk kanë qenë as biznesmenë, as politikanë. Por edhe këta “miq” të tyre. E di që shumë prej njerëzve të thjeshtë nukdo të gjejnë dot fjalë për ti sharë apo shprehur mllefin. Por unë mendoj se më shumë se ata, fajin e ka populli. Po, po, derisa ka njerëz pa brekë që ende janë gati të vriten në emër të këtyre sundimtarëve, mirë na e bëjnë, dhe pak madje. P.S: Unë këto të tjerat i dija, por një gjë nuk e kuptoj.
Përse i bëjnë kaq të mëdha këto shtëpivilasaraje? Sa njerëz jetojnë në to? Madje po mendoja, mos vallë ata flenë nga një orë në cdo dhomë gjumi e kështu justifikojnë, ta zëmë, 8 dhoma gjumi? Po kur dh…., mos vallë e nisin tek banjo e parë dhe e përfundojnë tek e 7a? Nuk e di, kjo duhet investiguar nga gazetarët!!!