• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto ushqime duhet t’i konsumoni patjetër në verë

by Java News
26/06/2016 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dietologët sugjerojnë një listë me 22 ushqime, të cilat ndihmojnë në hidratimin e trupit tonë, mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve, sikurse është hipertensioni apo diabeti dhe “karikimin” me energji të trupit.

Teksa ne mendojmë për pushimet, “nëna natyrë” mendon për ne. Veçanërisht gjatë sezonit të verës gama e gjerë e produkteve që mund të konsumojmë është shumë e madhe. Ditët e gjata të verës dhe temperaturat e larta jo gjithmonë ndihmojnë organizmin tonë, madje në shumë raste shterojnë energjitë tona. Për më të veçantit, siç janë të moshuarit, të sëmurët apo fëmijët kujdesi për ushqyerjen e tyre është akoma më i madh, pasi jo çdo ushqim është i “leverdisshëm” për ta. Mirëpo në shumëllojshmërinë e madhe të frutave dhe perimeve që ofron stina, dietologët sugjerojnë një listë me 22 ushqime të cilat ndihmojnë në hidratimin e trupit tonë, mbajtjen nën  kontroll të sëmundjeve, sikurse është hipertensioni apo diabeti dhe “karikimin” me energji.

Hudhër

E njohur edhe si antibiotik, është një burim i mirë i kalciumit, fosforit dhe selenit, dhe një burim i shkëlqyer i vitaminave C, B6 dhe manganit. Mbrojtëse e zemrës, mban nën kontroll tensionin e gjakut, është një produkt anti-kancer. Konsumimi: në çdo pjatë është tejet e këshillueshme.

Salmon

I pasur me vitaminë D dhe B, dhe omega 3, ulin kolesterolin, forcojnë shëndetin e syve dhe zemrës. Konsumimi: një ide e shkëlqyer kur punohet në grilë me majdanoz dhe limon. Shumë lehtë për t’i ngrënë dhe tejet të shijshëm.

Spec

Speci përmban vitaminë C më shumë se gjithë perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Speci aktivizon gypin tretës, hap oreksin dhe ndihmon për shërimin e dispepsisë, fruthit, dizenterisë, rrufës etj. Në spec është zbuluar edhe vitamina P1, që lufton sëmundjet e enëve të gjakut.

Bizele

Bizelet janë të pasura me hekur, kalcium, vitamin B dhe C, proteina. Lidhet me ndërtimin e gjakut dhe ndihmon qelizat.

Bishtajoret

Brokoli përmban magnez, vitamina A dhe C, kalium. Mbron kundër kancerit, forcon muskujt. Ushqen trurin dhe nervat, forcon kujtesën. Bajamet dhe bishtajat përmbajnë kalium, fosfor. Rregullojnë metabolizmin nga yndyrnat e tepërta.

Qershi

Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Qershitë, përveç  të tjerash, kanë edhe përbërës antiviralë dhe antibakterialë.

Mjedrra

Mjedrra përmban vitaminë C, kalium, kalcium, hekur si dhe mbron kundër viruseve dhe baktereve, ndalon formimin e tumoreve.

Mollë

Mollët janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo për t’i parandaluar ato. Mollët janë gjithashtu një nga 10 ushqimet që ndihmojnë për të djegur dhjamin. Hahet një mollë 15 minuta para ngrënies e do t’ju ndihmojë për t’u ngopur dhe ju do të hani më pak, kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar që ju të humbni në peshë. Molla përmban pektinë e cila është e njohur, se ndihmon të ndiheni të plotë dhe kjo ndjenjë ngopje do të zgjasë për një kohë të gjatë. Për mbrojtjen e kockave studiuesit francezë gjetën se një flavonoid i quajtur floridizin është gjetur vetëm tek mollët dhe mund të mbrojë gratë në fazën pas menopauzës, osteoporozës dhe mund të rrisë densitetin e kockave, ndihmon në sëmundjen e astmës.

Rrush

Rrush pylli përmban kalium, vitaminë B1, vitaminë C. Ndikon në uljen e djersës dhe kollës. Ndihmon në kapsllëk. Ndërsa rrushi i kuq përmban fito-estrogjen, kalium, kalcium. Nevojitet për tensionin e lartë të gjakut, parandalon trombozat.

Spinaq

Spinaqi përmban vitaminë A, acid folik, magnez, vitaminë E, mangan. Forcon nervat dhe sidomos gjatë shtatzanisë është i rekomanduar.

Nenexhik

Lehtëson procesin e tretjes së stomakut dhe zorrëve, e pastron stomakun dhe gazin nga zorrët. Ndihmon për të  zvogëluar rrezikun e zemrës. Përdoret dhe është efektive kundër kollitjes dhe infeksionet e traktit të sipërm respirator.

Boronica

Cilësohet si fruti më i shëndetshëm në botë dhe në fakt kanë shumë të drejtë. Madje së fundmi edhe në vendin tonë kanë nisur t’ia dinë rëndësinë duke e bërë gjerësisht pjesë të dietës ushqimore. Kështu boronica është një frutë shumë e mirë për kujtesë të fortë, kundër kancerit, madje është një antioksidant natyral.

Kungulleshka

Përmban vitaminë A, C dhe B6, ka veti antiinflamatore dhe parandalon kancerin. Konsumimi: merreni kungullin dhe bëjeni krem përmes mikserit, aromatizojeni me pluhur kanelle.

Patate

Patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Prania e potasiumit i bënë ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit.  Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë.

Domate

Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe aparatit tretës

Mjaltë

Sipas ekspertëve, mjalti përmban vitaminën B dhe është një burim i kalciumit dhe magnezit, të cilat kanë aftësinë për të zbutur një dhimbje të fytit dhe për të forcuar sistemin imunitar, lehtëson tretjen, lehtëson kollën. Ashtu si një ilaç natyral, mjalti pengon lëkurën të shkojë drejt tharjes, duke ndihmuar për të ruajtur molekulat e ujit të pranishme në të.

Kumbulla

Kumbulla përmban kalium, hekur, vitaminë B si dhe bën depozitimin e ujit të tepërt në trup, jep energji.

Specat djegës

Antiinflamatorë dhe antioksidantë. Përveçse një erze përfekte, gjithashtu rrit aftësinë e reagimit të metabolizmit tonë.

Karrota

Ka në përbërje vitaminë A dhe K, beta-karroten. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon në shëndetin e syve. Mënyra më e mirë për t’i konsumuar: grini karotat në feta rrethore, përziejini me vaj ulliri, hidhni sipër rozmarinë të freskët.

Pjepër

Pjepri përmban kalium dhe kalcium si dhe rregullon nivelin e ujit në trup, rrit formimin e urinës.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet përmbajnë vitaminë C, kalcium,kalium. Forcon sistemin imunitar, aktivizon metabolizmin.

Qumështi e nënproduktet e tij

Qumështi dhe produktet e qumështit si djathi dhe jogurti janë burim i mirë proteinash. Ato po ashtu përmbajnë kalcium, i cili ndihmon në mbajtjen e eshtrave të shëndetshëm. Por, disa produkte qumështore përmbajnë nivele të larta të yndyrnave të ngopura. Për së tepërmi yndyra të ngopura mund të rrisin nivelin e kolesterolit në gjak dhe të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përdorni qumësht të skremuar, djathëra më pak të yndyrshëm dhe jogurt me yndyrë të ulët./Mapo/a.k

Next Post

Ndërkohë në Dhërmi... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In