Jam një patriot europian, nuk mund të jem një spektator i zgjedhjeve të BE-së më 26 maj, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë të publikuar në shtypin francez.
Presidenti francez thekson se “votimi europian i të dielës së ardhshme është më i rëndësishmi që prej vitit 1979, që prej zgjedhjeve të para parlamentare europiane”.
Për sa i përket pyetjes se kush është armiku i Europës, Macron përgjigjet se “armiku i Europës është ai që nuk beson në të ardhmen e saj. Nacionalistët që duan ta ndajnë janë armiqtë e saj të parë. Jam një patriot francez, për pasojë europian. Dhe për herë të parë shikoj një bashkëjetesë mes nacionalistëve dhe interesave të huaja, objektivi i të cilëve është shpërbërja e Europës”.
/a.rada