• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Këto janë tre mundësitë për seancën e demarkacionit

by Java News
05/03/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E mërkura, e enjtja dhe e premtja, janë tri ditët, në njërën prej së cilës pritet të nxirret në votim shënimi i kufirit Kosovë – Mal i Zi. Gazeta Express mëson se ende nuk është vendosur saktësisht se cila prej këtyre ditëve do të jetë vendimtare për Demarkacionin. Megjithatë, në tavolinë janë këto tri opsione.

Kjo javë pritet t’i jep fund, çështjes së shumëpërfolur, atë të demarkacionit me Malin e Zi. Por, ende nuk dihet saktë se cila do të jetë dita kur deputetët më në fund, pas tre vjetësh do ta japin votën e tyre pro ose kundër kësaj marrëveshjeje. Gazeta Express ka mësuar se Demarkacioni do të dal për votim këtë javë.

Ajo që nuk dihet saktë, është dita se kur procedohet kjo marrëveshje në Kuvend. Ndonëse janë tri opsione që janë menduar.  “E mërkura, e enjtja dhe e premtja”, janë këto tri ditët që, në njërën prej së cilës është planifikuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet për të katërtën herë për Demarkacionin.

Deri më tani, mungesa e votave e kishte pamundësuar nisjen e seancave paraprake. Vendimtare ishte vota e Listës Serbe, pasi Vetëvendosje e kanë ritheksuar qëndrimin e tyre kundër. Por zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ditë më parë kishte paralajmëruar se partia serbe do ta votojë demarkacionin këtë javë.

Edhe pse Lista Serbe e kishin dhënë mendimin e tyre kundër kësaj marrëveshjeje përmes një njoftimi për media. Sot gjatë ditës Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaëie, ka shkruar se ratifikimi i Demarkacionit është më afër se kurrë.

Ky ambasador u ka thënë deputetëve se ka ardhur koha që t’i jepet fund ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje. “Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delaëie.

Megjithëse, ende nuk dihet se a e kanë qartësuar AAK dhe LDK përplasjen e fundit rreth marrëveshjes të cilën e kishin proceduar në Komisionin për Politikë të Jashtme, nga ku Haradinaj kishte paralajmëruar kthim në pikën zero, nëse kjo marrëveshje nuk kthehet ashtu siç janë marrë vesh, përgatiti “GazetaExpress”. (b.an)

Next Post
VIDEO/ AKU konfiskon produkte mishi të pavulosura dhe mish që transportohej jashtë kushteve higjieno-sanitare

VIDEO/ AKU konfiskon produkte mishi të pavulosura dhe mish që transportohej jashtë kushteve higjieno-sanitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In