Frutat janë të domosdoshme pasi kanë vlera ushqyese dhe mbi të gjitha, shërbejnë si mburojë për një sërë sëmundjesh.
Një prej frutave më të këshillueshme nga mjekët është edhe rrushi.
Ky frut, nëse është i freskët jep rezultate mjaft të mira në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Edhe lëngu i tij është i këshillueshëm nga mjekët.
Rrushi ka veti mjaft të mira antioksiduese si dhe njihet për vetitë për stimulimin për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Përbërësit antioksidues të rrushit ngadalësojnë po ashtu procesin e plakjes te njeriu.
Te ky frut gjenden edhe kalciumi si dhe hekuri që ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës te qelizat e gjakut.
Janë pikërisht këto qeliza që shpërndajnë oksigjenin dhe lëndët ushqyese në trup dhe largojnë mbetjet e panevojshme dhe dioksidin e karbonit.
Rrushi vlerësohet një produkt mjaft i mirë edhe në luftimin e kancerit. /b.d