• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë sekretet e pazbuluara nga shkenca, kur fjala vjen tek truri njerëzor

by Java News
19/05/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë të panjohura mundojnë shkencëtarët rreth trurit njerëzor. Ndërsa shkenca përparon ngadalë në të gjitha fushat, disa zona të trurit mbeten ende të errëta sa u përket njohurive që kemi për to.

Truri është një nga pjesët më komplekse dhe më pak të kuptuara të trupit njerëzor. Fatkeqësisht, nëse do të ishte edhe më i thjeshtë, ne ende nuk do të mund të kuptonim një pjesë të paditurisë sonë.

Si funksionon ky grup qelizash që mund të krijojë kujtime, ndjenja dhe vetëdije? Është e mrekullueshme të mendosh se disa impulse elektrike, disa fjalë në ekran mund të na bëjnë të mendojmë për një send të caktuar dhe të njohim më mirë me anë të perceptimit botën që na rrethon.

Disa nga mendjet më të ndritura të neuroshkencës ende nuk arrijnë të zbulojnë saktësisht se çfarë e nxit trurin të punojë. Çfarë i jep njeriut personalitet? Cilat janë dallimet midis gjumit dhe zgjimit? A është vullneti i lirë një iluzion? Përse është e vështirë të repikohen superkompjuterët?

Ja se cilat janë 8 misteret që vazhdojnë edhe sot të mundojnë shkencëtarët.

Si është truri kaq i shpejtë?

Të gjithë e shohin trurin e njeriut si një superkompjuter, por në fakt ai është shumë i ngadaltë. Shpejtësia me të cilën udhëtojnë sinjalet në tru është një e njëmilionta e shpejtësisë së sinjalit në kompjuter.

Pavarësisht kësaj, ne mund të njohim një fytyrë, një këngë apo një aromë menjëherë nga sa i duhet një kompjuteri për të kryer të njëjtin proces.

Është në dukje paradoksale, por mendohet se ka të bëjë me aftësinë e trurit për të përpunuar informacion në linja paralele, por gjithsesi mbetet një temë e panjohur.

Nga vjen personaliteti?

Në vend që të thoni se keni një tru, është më e saktë nëse thoni që ju jeni truri. Ajo gjëja e qullët që keni në kokë me gjasa është vendi nga ka prejardhjen personaliteti juaj, por çfarë të veçante ka truri juaj që ju formëson juve?

Kjo është e gjitha pjesë e debatit natyra kundër mjedisit, çfarë pjese e personalitetit tuaj vendoset nga gjenet dhe fiziologjia, dhe sa vendoset nga mjedisi? Ideja është se personaliteti juaj duhet të jetojë në trurin tuaj, por ne prej qindra vjetësh nuk e dimë se si do të dukej truri nëse do të kishim të bënim vetëm me gjenet.

Përse flemë dhe ëndërrojmë?

Gjumi është shumë i rëndësishëm. Pavarësisht rreziqeve të kalimit të një pjese të madhe të ditës dhe jetës në gjendje jo të ndërgjegjshme, të gjithë gjitarët dhe shpendët flenë. Është një gjë jetësore, por ne ende nuk e kemi idenë përse ndodh.

Si fillim, nuk ka arsye të vërtetë përse gjumi supozohet të na japë energji. Ne e marrim energjinë nga ushqimi dhe djegim shumë energji kur flemë. Por sërish kur zgjohemi nga gjumi ndihemi të freskët dhe më energjikë. E njëjta gjë i mundon shkencëtarët edhe për ëndrrat.

Si i ruajmë kujtimet?

Ashtu sikurse disku i ngurtë në një kompjuter, kujtimet kodohen fizikisht në trurin tonë dhe ne jemi në gjendje të mendojmë për ngjarje të së shkuarës. Shkencëtarët e trurit besojnë se në këtë mënyrë funksionon truri, por ne nuk e dimë nëse ka një mënyrë tjetër të funksionimit të tij nëse nuk do të ishte për kujtimet.

Ka shumë lloje kujtimesh dhe shumë mënyra se si mund të kujtoni ngjarjet e së shkuarës. Kujtimet nuk ruhen si “bit”-et diskrete të kompjuterëve, por në fakt ka mënyra të ndryshme të kombinimit të neuroneve. Ne nuk e dimë me siguri si formohen ato, si zhduken apo çfarë e bën të mundur krijimin e kujtimeve false,shkruan Express.

A jemi veçse kompjuterë?

Kohët e fundit njerëzit janë mundur nga ideja se truri njerëzor është veçse një përpunues klasik i informacionit – një kompjuter. Shumë i përparuar, por gjithsesi një kompjuter.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë duhet të jetë shumë e mundur të krijohet një mendje njerëzore në formën e një makinerie? Ky lloj kompjuteri do të kishte të gjithë vetëdijen dhe kompleksitetin e trurit real. Megjithatë, shkencëtarët nuk e kanë ende të qartë se si do të mund të krijonin një kompjuter po aq real sa truri, duke qenë se shumë veprime tonat nuk janë zbuluar se nga burojnë.

A kemi vullnet të lirë?

Ideja e vullnetit të lirë duket se është shumë abstrakte dhe i ka mundur prej kohësh shkencëtarët që kanë vendosur ta studiojnë, por pa arritur shumë përpara. Aktiviteti i trurit ka treguar se ai në disa raste vepron me ndërgjegje dhe pastaj arrin të veprojë me vetëdije. Të tjerë mendojnë se vullneti i lirë është një iluzion dhe se truri na bën të besojmë se veprimet tona janë vullnetare.

Si funksionon vazhdimisht?

Një fakt që ka habitur shumë shkencëtarë lidhet me mënyrën sesi truri vazhdon të punojë pavarësisht të gjitha rrethanave, transmeton Shqip.

Një nga problemet më të mëdha që truri duhet të tejkalojë është se merr sinjale të ndryshme nga shqisa të ndryshme gjatë gjithë kohës.

Truri ynë është gjithashtu mjeshtër i iluzionit. Duke përdorur sisteme të ndryshme që funksionojnë si një i vetëm ne arrijmë të kuptojmë gjërat dhe të menaxhojmë gjithçka duke e bërë të duket si një eksperiencë e vetme.

Çfarë është ndërgjegjja?

Me gjasa ky është misteri më i madh i trurit njerëzor, si e krijon truri idenë e ndërgjegjes? Si funksionon ndërgjegjja jonë? Pavarësisht se shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë e aktivizon dhe çaktivizon trurin, nuk dihet ende se si funksionon nënvetëdija.

Disa mendojnë se nënvetëdija është rezultat i ndërveprimeve të pafundme komplekse të trurit, por të tjerë mendojnë se ka disa elementë të trurit që kur bashkohen krijojnë ndërgjegjen. Misteret e trurit nuk kanë fund. a.k

Next Post

Lihet në “arrest shtëpie” kancelarja e Gjykatës së Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In