• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Këto janë pasojat e rënda të një Brexit pa marrëveshje

by A R
09/04/2019 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe mund të jetë në prag të një daljeje pa marrëveshje nga Bashkimi Europian këtë të enjte, pasi drejtuesit europianë nuk po i japin ende një afat të ri.

Ja cilat do të ishin disa nga pasojat e një dalje pa marrëveshje:

Taksa telefonike dhe bankare

Një nga pasojat e para të dukshme për konsumatorët britanikë dhe europianë është tarifimi roaming, që është mundësia për të përdorur rrjetin e një operatori telefonik edhe jashtë vendit. Ky shërbim, që për momentin është falas për konsumatorët brenda BE, do të tarifohej në rast të daljes pa marrëveshje.

E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e kartave bankare për pagesa, prej të cilave do të mbahen komisione shtesë, ndërkohë që procedurat bankare nga Londra do të  ngadalësohen. Klientët europianë të bankave me qendër në Britaninë e Madhe nuk do mund t’i përdorin shërbimet e tyre financiare. Shumë banka kanë hapur degë në kontinent për të shmangur ndërprerjet.  

Më shumë shkresa

Me mijëra ndërmarrje që importojnë ose eksportojnë me Britaninë e Madhe duhet të mësojnë të plotësojnë deklarime të reja doganore dhe mund t’u nënshtrohen taksave të reja.

Pothuajse dy e treta e ndërmarrjeve britanike kanë marrë masa në rast të një daljeje pa marrëveshje, 80% e tyre thonë se janë gati për një Brexit pa marrëveshje apo tranzicion, ndërkohë që në janar kjo shifër ishte 50%, sipas një studimi të publikuar nga Banka e Anglisë më 21 mars.

Londra gjithashtu ka njoftuar krijimin e një sistemi për treguesit gjeografikë në produktet ushqimore siç janë uiski skocez ose djathi Stilton, të njohur deri më tani me etiketat europiane. Qeveria ka këshilluar prodhuesit të aplikojnë për një status të tillë mbrojtës pranë BE.

Ilaçet

Për t’i paraprirë çdo ngjarjeje, Mbretëria e Bashkuar, që zakonisht mban tre muaj rezerva ilaçesh, i ka rritur këto rezerva të mjaftueshme edhe për gjashtë javë të tjera.

Vendi do të dalë nga Agjencia Europiane për Medikamentet, por do të vazhdojë t’i njohë përkohësisht testet dhe certifikimet europiane për të shmangur një procedurë të dyfishtë dhe një shkëputje të zinxhirit furnizues.

Paralajmërimet për konsumatorët

Konsumatorët që blejnë nëpërmjet internetit do të kenë taksa më të larta pasi pakot e dërguara nga kontinenti nuk do kalojnë më me TVSH të reduktuar.

Britanikëve me pushime në Europë mund t’ju duhet një leje drejtimi ndërkombëtare pasi ajo që kanë mund të mos jetë më e vlefshme.

Ndërsa transporiti i kafshëve shtëpiake do të bëhet nën rregulla sanitare më strikte.  

Pengesa në transport

Në rast të daljes pa marrëveshje, kompanitë ajrore britanike dhe europiane humbasin automatikisht të drejtën për të bërë fluturime mes BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. Të rrezikuar nga një kaos në aeroporte, autoritetet britanike dhe europiane kanë rënë dakord t’i japin kompanive leje të përkohshme që të vazhdojnë lidhjet ajrore.

Një marrëveshje e tillë duhet të përfshijë dhe shërbimin e trenit ”Eurostar” dhe operatorëve të tjerë hekurudhorë si edhe atë të transportit rrugor.

Qytetarët britanikë që do të hyjnë në vendet e  Bashkimit Europian do t’u nënshtrohen kontrolleve më të rrepta dhe qëndrimi i tyre do të kufizohet në 90 ditë.

Londra ka nënshkruar kontrata me kompanitë e trageteve për të forcuar lidhjet me kontinentin,duke shpresuar gjithashtu në lehtësimin e trafikut për të shmangur bllokimin në porte, për shkak të vendosjes së kontrolleve. Qeveria nuk pret mungesa në ushqime por ka zgjedhur më pak produkte që prishen.

/a.rada

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Njihuni me shenjat e Horoskopit që do të kalojnë prillin më të vështirë të jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In