• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë notat e “azzurëve” të Italisë për këtë europian

by Java News
03/07/2016 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Morën me shuplaka të gjithë ata që nuk besonin te kjo Itali, ndërtuan një grup të hekurt, të bashkuar, që di të sakri fikohet duke bashkuar edhe një popull të tërë skeptik përreth tyre. Një Europian i bukur nga të gjithë “axurrët”, por që përfundoi në mënyrën më të dhimbshme, nga penalltitë, një mallkim për ta.

Kjo Itali nuk vdes kurrë, por dje duhej të dorëzohej përballë gjigantëve, ndonëse konfirmuan edhe një herë se qofshin kampionë bote ose jo, gjermanët dridhen kur shohin ngjyrat e kaltra përballë.

Xhanluixhi Bufon në versionin “Supermen” nuk mjafton, edhe pse hipnotizon Tomas Mylerin, Leonardo Bonuçi konfirmohet një lider i vërtetë, Xhorxho Kielini një njeri i hekurt, Emanuele Xhakerini motori i kësaj “armate”, ndërsa Marko Parolo nuk ka mushkëri normale.

Trajneri Antonio Konte gjithashtu u konfirmua një gjeneral i përgatitur dhe fitues; i ashpër, por i drejtë, shumë kërkues, por edhe një motivator i jashtëzakonshëm duke qenë se, falë punës së tij, kjo Itali arriti të rifitojë edhe lojtarë të rëndësishëm për të ardhmen si Matia De Shiljo, një lojtar që ka rigjetur hijen e tij më të mirë, një luftëtar, por edhe të tjerë si Graciano Pele, Lorenco Insinje, Eder, lojtarë që, edhe pse kanë kohë që janë pjesë e kombëtares, u sollën në fushë sikur ta kishin “të salduar” në trup atë fanellë prej një dekade. Shkuan dhe u larguan si një grup i vërtetë!

Xhanluixhi Bufon 7.5 
Është gjithmonë ai që nuk lejon anijen të mbytet, është ai që me pritjet e tij, si ajo në rastin e Gomezit, i jep kurajë skuadrës për të barazuar. Tremb gjermanët edhe te penalltitë, por fati nuk ishte me të, me topin e Hektorit që i kaloi poshtë shpatullës.

Matia De Shiljo 7
Fanella e kaltër e transformon si me magji. Në dy ndeshjet e fundit ka qenë një “maratonomak”. Nuk trembet të vrapojë për dhjetëra kilometra me radhë, punon dyfish, si në mbrojtje, ashtu sikurse në sulm, duke i shkuar pranë edhe një goli që mund ta kualifikonte.

Andrea Barzalji 6.5
I vetmi gabim ishte mungesa në markim, kur një top filtrues në zonë gjen Gomezin në zonë, por duhet vlerësuar më tepër gjesti i sulmuesit gjerman, sesa t’i vësh faje Barzaljit. Një paraqitje prej fenomeni, një gjigant i butë, që ndoshta do t’i mu ngojë kësaj Italie.

Leonardo Bonuçi 7
Siç i takon një lideri merr përsipër përgjegjësinë që të godasë penalltinë më të rëndësishme të karrierës së tij dhe… e goditi saktësisht. Por, fatkeqësisht, mrekullia përballë Nojerit, në lotarinë e 11-metërshave nuk përsëritet. Gjithsesi, respekte!

Xhorxho Kielini  7.5
Mbreti” Xhorxho dominon në botën e topave të lartë. Si me magnet i thith të gjithë drejt vetes, por në të njëjtën kohë bën një ndeshje që të kujton ndërhyrjet e Kanavaros në “Dortmund 2006”. Reziston deri në minutën 120, pavarësisht dhimbjeve të pa durueshme në pulpë.

Stefano Sturaro 6.5
“Ushtari” i Kontes nuk zhgënjen, duke vendosur gardhe dhe “tela me gjemba” në shumë zona të mesfushës. Për pak sa nuk e shndërron debutimin e tij si titullar në një film “hollivudian” pas një goditjeje të fuqishme që u ndal vetëm pak milimetra nga shtylla.

Marko Parolo 7.5
Pa De Rosin përkrah që e mbështeste dhe Kandrevën, dukej sikur do t’i duhej të digjej në flakët e ferrit përballë Gjermanisë, por me mushkëritë, vetëbesimin dhe dëshirën për të luftuar që ka, meriton një medalje. Qetësi olimpike dhe gjakf tohtësi fenomenale.

Alesandro Florenci 6
Ndihet në vështirësi në fazën defensive, por bën një ndërhyrje shpëtimtare, e cila kujton pritjen e “Akrepit” të Rene Higuitas, duke zëvendësuar për pak sekonda Bufonin. Një gjest teknik që vlen më shumë se një gol, por energjitë e lanë në ndeshjen më të rëndësishme.

Emanuele Xhakerini 6
Si çdo makinë që bën shumë kilometra, “motori” do vijë në rënie sepse dje mesfushori ishte pak më kthjellët sesa në ndeshjet e tjera. Por, duke parë paraqitjet e tij, do të ishte absurde ta vijë në shënjestër. Edhe nga pika e penalltisë fitoi duelin me Nojerin.

Graciano Pele 5.5
Pas dy golave jetikë me Belgjikën e Spanjën, bën një ndeshje madhështore ndaj Gjermanisë, duke luftuar e shërbyer në çdo mënyrë. Por vrapimi drejt topit dhe goditja e tij e shëmtuar e penalltisë ishte mënyra më e gabuar për ta mbyllur këtë Europian.

Eder 6.5
Vrapon si një i çmendur, nga mëngjesi në mbrëmje, duke zbatuar me përpikmëri urdhrat taktikë të trajnerit Konte. Dhe kur shpenzon kaq shumë energji, është e vështirë që të ruash edhe kthjellësinë për të bërë detyrën e goleadorit. Një shembull pozitiv!

Simone Zaza 4
Merr vendin e Kielinit në minutën e 120-të për të qenë një ndër ata që do të godiste penalltitë finale, por nga 11 metrat, me një vrapim shumë të ngjashëm me atë të Pogbasë, dërgon topin shumë lart mbi traversë. Një goditje shumë e dobët, shumë pa eksperiencë.

Mateo Darmian 5
Në minutën e 87-të i duhet të zëvendësojë një Florenci të mposhtur nga dhimbjet në muskujt, një zbritje në fushë e pafat për të sepse gaboi penalltinë decizive. Gjithsesi, nuk duhet të demoralizohet pasi nga 11 metrat kanë gabuar edhe kampionë më të mëdhenj se ai.

Lorenco Insinje  6
Mori vendin e Ederit në minutën e 107-të dhe ndoshta me pak më shumë hapësirë mund të kishte goditur në sekondat finale gjermanët. Mbase do të kishte merituar më shumë hapësirë nga Konte, por e ardhmja është e gjitha e tij. I akullt në ekzekutimin e penalltisë.

Antonio Konte 7.5
Kjo humbje, e cila maturoi në mënyrën më rokamboleske dhe rastësore nuk duhet të fshijë asgjë madhështore që ai arriti të bëjë me atë “armatë” të ndërtuar prej tij, me të cilën tallej vetë Italia dhe e gjithë Europa. Por pikërisht me këta ushtarë të parespektuar, por besnikë të tijët, ai arriti që ta dërgojë Gjermaninë deri te penalltitë, duke llogaritur jo vetëm diferencën e madhe teknike mes dy skuadrave, por edhe mungesat e rëndësishme në mesfushë. Por edhe pa këto, ai i shkoi shumë pranë mrekullisë sportive./panorama/a.k

Next Post

Hollande do presë kryeministrat e ballkanit/ Ja çfarë pritet në Samitin e Parisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In