• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këto janë histori lepurushësh”/ Meta i vendosur: Nuk e pengon dot njeri karrierën time politike!

by
18/10/2022 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli këtë të martë në lidhje me përpjekjet e bëra nga maxhoranca për të ndërprerë karrierën e tij politike.

I ftuar në emisionin “Pushteti”, Meta deklaroi se askush nuk mund të pengoj rrugëtimin e tij në politikë, pavarësisht milionave të harxhuara për këtë qëllim.

Ai deklaroi në mënyrë figurative se do të arrijë ta kalojë maloren që ka përpara dhe të arrijë në majë, duke iu referuar angazhimit të tij në skenën politike shqiptare.

“Nuk e pengon dot njeri karrierën politike të Ilir Metës. Të bëjnë përpjekje sa të duan. Kanë harxhuar 100 milionë euro në projektet kundër Ilir Metën, le të harxhojnë dhe 1 miliard.

Këto janë histori lepurushësh. Pushteti është karakteri im dhe dashuria ime për Shqipërinë, por dhe pabesitë që ata i kanë bërë popullit shqiptar.

Asgjë nuk e cënon më Ilir Metën, Ilir Meta ka nisur një rrugë të qartë, padyshim që është malore por Ilir Meta ka bërë stërvitje në majat më të larta të Shqipërisë. Dhe Ilir Meta do ta kalojë maloren dhe do të arrijë majë”, tha Meta.

Gjithashtu ai u ndal dhe në situatën ekonomike të vendit ku tha se qytetarët janë të braktisur nga qeveria e cila i përdor të ardhurat e buxhetit për të financuar projektet korruptive.

“Janë 2/3 e familjeve shqiptare që jetojnë me gati 5 dollarë në ditë që janë në kufirin e varfërsië. Shqipëria është në vendin e fundit në kontinent për pagën e një arsimtari.

Ngaqë jemi në situatë të vështirë, Rama vjedh qindra milionë euro përmes inceneratorëve që nuk ekzistojnë dhe përmes 6-fishimit të kostove të ndërtimit të rrugëve.

Çmimet do të bien kur të ngrihen qytetarët dhe është detyrë e opozitës t’i motivojë dhe të mos i tradhëtojë si në të kaluarën”, tha Meta.

/e.d

Next Post
SHBA i përgjigjet Serbisë: Kosova shtet sovran, i përcakton vetë përparësitë në politikën e jashtme

DASH kërcënon Iranin: Në vazhdoni dërgoni dronë dhe armë në Rus, do të përgjigjemi në mënyrë agresive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In